Me fjalë zemre, Elita Rudi i uron ditëlindjen “binjakes” së saj! 0 11

Moderatorja Elita Rudi ka zgjedhur fotot më të veçanta e fjalët më të ëmbla për t’i uruar ditëlindjen gjysmës së saj, motrës Natyra.

Në InstaStory, moderatorja ka bërë një kolazh fotosh, teksa shkruan:Motrat janë më të shtrenjta se gjithçka tjetër me vlerë. Je shoqja ime më e mirë dhe udhëheqësja ime e përhershme! Faleminderit që ke qenë shoqëruesja më e mirë në rrugëtimin tonë si motra! Gëzuar ditëlindjen”- janë fjalët e saj.

Çfarë na ka bërë përshtypje gjithmonë është fakti që vajzat ngjajnë kaq shumë me njëra-tjetrën, saqë duken si binjake.

Madje, Elita dhe Natyra janë aq të lidhura e të “sinkronizuara”, sa ishin gjithashtu shtatzënë në të njëjtën kohë.

Sot e vogla e Elitës dhe Gjikos, Bota, mbushi 1 muaj nga ardhja në jetë. Në rrjete sociale, moderatorja ndau një video që na emocionoi të gjithëve.

“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.