Me emisionin më të veçantë, aktorja e njohur shqiptare i futet moderimit 0 36

Të githë e njohim si aktore, e cila ka bërë për vete publikun shqiptar me tipin e batutat e saj spontane.

Mirëpo, Anna Lika do t’i futet tashmë edhe moderimit, siç ka treguar në intervistën e fundit për “ABC e pasdites”.

Gjatë intervistës në studio, aktorja rrëfeu gjithashtu planet e të ardhmes dhe më i afërmi përfshinte emisionin e saj të ri, i cili do të titullohet “Gladiator”.

Anna rrëfeu se kur iu prezantua ky emision, ishte befasuar dhe kishte imagjinuar veten e saj mes duartrokitjeve, gjithashtu edhe lojrat apo transformimet që personazhet publike do të kenë.

“Në çdo puntatë do të jenë katër të ftuar, personazhe të famshëm të cilët në “Gladiator” do t’i shikoni në një mënyrë ndryshe. Është projektuar që gjithë emisioni të jetë në stilin gladiator, edhe te ftuarit, unë bashkë me Enisin që drejtojmë programin, do të jemi të veshur në këtë stil. Aty do zhvillohet një garë e vërtetë dhe çdo garë në fund ka një shpërblim në para”.- ka rrëfyer Anna.

Çdo të dielë në orën 20:10 do të jetë në transmetin në “ABC News” projeki tepër i veçantë që bashkon personazhe të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 16

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 9

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg