‘Më dhimbsesh, e ke nga druri’, Ermali i kthehet aktorit shqiptar pasi e sulmoi 0 29

Ermal Mamaqi i ka kthyer një përgjigje publike Laert Vasilit pas deklaratës së këtij të fundit në emisionin “PolitikOn”. Laerti vuri në dukje gabimet ortografike në posterin e paketës që u bë viral në rrjet duke përdorur edhe ironi.

“Shkruhet karrierë, ç’është ky karri që merr erë, do një ë në fund”, u shpreh Laerti duke gjetur çdo gabim të mundshëm në poster.

Ermali ka reaguar sot me një postim të gjatë, të cilin e nis duke sqaruar se posteri nuk është publikuar nga ai dhe përpara se të komentohej kaq shumë, thjesht mund ta kishin pyetur.

“Unë do thoja jo dhe paqja në botë do të binte përsëri…”, thotë Ermali.

Më tej krah fotos së publikuar, ku shfaqet Laerti në spital (një foto e shkrepur 1 vit më parë, kur ai u sulmua nga disa aktorë, pjesë e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ me akuzën se kishte grisur një poster të tyre), Ermali shkruan: “Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”.
Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare”.

Në vazhdim Ermali bën të qartë se ai nuk është dakort me gabimet, të cilat janë bërë nga një punonjës i stafit dhe me ironi e humor thotë: “Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë”.

Në fund Ermali i jep dhe një këshillë Laertit: “Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.

Postimi i plotë i Ermalit: Lexova një lajm që tregonte se Laert Vasili dhe disa të tjerë ishin mbledhur në një studio televizive që të analizonin gabimet ortografike të Posterit Jozyrtar që doli në Portale.

Siç e kam thënë disa herë që ai Poster me vlerën 24.000 Euro nuk është publikuar asnjëherë nga unë, nuk është Zyrtar dhe minimalisht këta Profesorët e Gjuhës Shqipe mund të bënin një pyetje shumë të thjeshtë përpara se të eksitoheshin në këtë nivel.Dhe pyetja që mund të më bëhej në një telefonatë mund të ishte: Ermal, a e ke shkruar ose publikuar ti këtë Poster?
Unë do thoja jo dhe paqja në botë do të binte përsëri…

Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”.

Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare.

Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.

E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…

Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë…
Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime.

Pres me padurim të të shoh te Fredi ose diku tjetër se ti më argëton pamasë, sidomos kur të pyesin për tema pa lidhje me ty të cilat ti i interpreton skiç në karrige.

Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.

Ku i dihet… Ndoshta Fred Djali bën tjetër emision që të më ftojë mua dhe shokët e mi që të shajmë ca të tjerë që nuk janë aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhje e të dhënave personale dhe mashtrime, Vodafone në Itali gjobitet me shumën e majme! Po në Shqipëri? 0 8

Autoriteti italian mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave personale (Garante per la protezione dei dati personali) ka gjobitur Vodafone me një shumë prej rreth 12,250,000 Euro për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale të miliona përdoruesve për qëllime telemarketingu. Përveçse duhet të paguajë gjobën, kompanisë i kërkohet të zbatojë disa masa të përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave kombëtare dhe nga ai i BE-së.

Ky vendim shënon hapin e fundit në një procedim që autoriteti kishte filluar pas qindra ankesave dhe sinjalizimeve të paraqitura nga përdoruesit kundër thirrjeve telefonike të pakërkuara të bëra nga Vodafone dhe  rrjeti i shitjeve të kompanisë në mënyrë që të promovojë shërbimet telefonike dhe të Internetit.

Hetimet e kryera nxorën në dritë kritika të mëdha të një natyre “strukturore” që kishin të bënin me shkeljen jo vetëm me shkeljen e mësipërme, por edhe të parimeve kryesore siç janë përgjegjësia dhe mbrojtja e të dhënave të përcaktuara nga BE.  Më konkretisht, një nga gjetjet më shqetësuese të hetimeve ishte përdorimi i numrave të rremë të telefonit ose numrave që nuk ishin regjistruar në ROC (d.m.th. Regjistri Kombëtar i Konsoliduar i Operatorëve të Komunikimit) për të kryer telefonatat për marketing. Kjo është nën vëmendjen e vetë Vodafone dhe mesa duket ka të bëjë me një grup “të errët” të qendrave të thirrjeve të paautorizuara që kryejnë veprimtari telemarketing në shpërfillje të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Listat ishin marrë nga partnerët e biznesit, pra nga kompani të tjera, dhe ishin transferuar në Vodafone pa pëlqimin e kërkuar të përdoruesve. Disa ankesa të tjera nga klientët lidhen me kontaktimin e tyre  nga operatorët të Vodafone të cilët i kërkonin  kartën e tyre të identitetit (përmes WhatsApp) – që krijon mundësi të mëdha për veprime që lidhen me dërgimin e postave të pavlera ose veprimtari të tjera mashtruese. Për më tepër, Autoriteti urdhëroi Vodafone të përdorë sisteme për të treguar se përdorimi i të dhënave për qëllime telemarketing përputhet me kërkesat e konsumatorëve.

Pse në Shqipëri heshtet përball Vodafone?

Një veprimtari të tillë Vodafone e ndjek edhe në vendin tonë, gjë të cilën iconstyle.al e ka denoncuar prej muajsh. Para përfundimit të 2020, ju kemi bërë me dije se “Vodafone Albania” po përballet me një lumë largimesh të klientëve, teksa po bën çmos për t’i mbajtur me pahir ata që duan të largohen, ende në kompaninën e tyre. Madje burime jozyrtare na bënë me dije se të paktë 1,000 klientë kanë bërë kërkesë për tu larguar nga kjo kompani dhe të gjitha këto kërkesa janë lënë pezullur.

Ajo ç’ka po ndodh është se Vodafone vijon me mesazhe “promocionale” ndaj ish-klientëve, duke vijuar të përdorë pa të drejtë të dhënat e tyre. Në celularin e një qytetari që është shkëputur prej saj mbërrijnë ende mesazhe sipas së cilit ai mund të përfitojë ulje në e-Shop apo oferta të tjera të ndryshme duke qenë pjesë e “Vodafone”.

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të tilla me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni.

Është pikërisht Neni 7 i Ligjit Nr.9918, datë 19.5.2008 (I ndryshuar) “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE” që e detyronAKEP-i që të nxisë konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera. Në pikën b. të tij thuhet se AKEP ndërhyn për të mbrojtur interesat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve.

Madje në raste të tilla, si ky për të cilin po flasim, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e AKEP dhe në Nenin 6 të këtij ligji thuhet se:

1.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve
elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për
shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
2. AKEP-i është një person juridik, publik, jobuxhetor, i pavarur, i cili e zhvillon veprimtarinë në përputhje me
legjislacionin në fuqi. AKEP-i në punën dhe në marrjen e vendimeve brenda kompetencave të tij është i pavarur.
AKEP-i e ka selinë në Tiranë.

Mirëpo, sikundër ka bërë deri tani për çështjen e telekomunikacionit AKEP thjesht ka qëndruar në heshtje.

Na bënë gjë veshët? Mohoi lidhjen me Bardhin, por deklarata e fundit e Anës sapo i hodhi benzinë zjarrit! 0 13

Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” (e pezulluar tashmë nga emisioni) dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single.

Gjithashtu, Ana mohoi më herët në emisionin “Për’puthen” lidhjen me reperin shqiptar, pasi u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me fjalët që ishin përhapur për ta prej disa kohësh.

Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e  vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.

Mirëpo, deklarata e fundit gjatë intervistës “60 sekonda për Prive” i ka hedhur benzinë zjarrit.

Pyetjes “Nga 1 deri në 5, sa e varur je nga seksi”, Ana iu përgjigj “Pyet Bardhin“, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie intime./iconstyle