Mbledhja e Këshillit të Gruas Republikane 0 51

Dua të falenderoj, që të gjithë, mjekët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të jetës së njerezve duke marrë përsipër dhe një rrisk jashtëzakonisht të madh, për jetën e tyre.

Nga ana tjetër, shpreh sinqerisht dhimbje dhe ngushëllimin për të gjithë jetët e humbura jo vetëm në Shqipëri po kudo që janë. Dhe për familjarët e tyre dhe për ata që kanë vuajtur dhe vuajnë. Tërmeti duket sikur shkundi shumë gjëra në shoqërinë tonë, por sidomos kalbëzimin e një qeverisje problematike. Një qeverisje e cila në asnjë ditë të vetme të saj për qytetarët dhe interesat e tyre. Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të vecanta dhe kanë ngritur shumë pikëpytje në të ardhmen e rajonit po në mënyrë të vecantë shqiptarëve të rajonit për të qënë shqiptarë të bashkuar në europën e bashkuar. Janë kërcënime që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës. Probleme që kanë të bëjën me qeverisje, ku nuk kemi më qeverisje demokratike por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsioni dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin. Përballë gjithe këtë situatë kam bindjen që ndajmë të njëjtin qendrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi.

 Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit. Por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptyarë, për të teguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve. Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon  me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integrite që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe  pushteti i lidershipit të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 4

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend që nga fillimi i pandemisë. Në mars 2021 u dyfishuan 0 6

Më se një vit nga fillimi i pandemisë në vend, bilanci i pasojave në jetët e humbura sa vjen e po bëhet më shqetësues. Dy valët e mëdha të pandemisë, nëntor-dhjetori 2020 dhe shkurt-marsi 2021 kanë qenë fatale. Sipas të dhënave paraprake nga Gjendja Civile, që referojnë aktet e vdekjeve (datës së regjistrimit në regjistër të vdekjeve të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë), në mars 2021 kishte rreth 3900 fatalitete në vend, me dyfishim (rritje 108%) në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shkurt 2021 u regjistruan rreth 3500 akte vdekje dhe në janar rreth 2,800.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 10.2 mijë vdekje, me një rritje prej 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ende nuk kishin filluar të ndiheshin pasojat e pandemisë (me rastin e parë që u identifikua në 9 mars 2020). Ky është tremujori më fatal, të paktën që nga viti 1990 kur raportohen të dhënat. Mesatarisht çdo ditë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe 113 persona, nga 67 në tremujorin e parë 2020.

Në vite normale, humbin jetën 21-22 mijë persona në vit, sipas INSTAT, por këtë vit vetëm në tremujorin e parë kanë ndodhur aq humbje jete, sa regjistroheshin normalisht në 6 muaj.

Dhjetori mbetet muaji me më shumë fatalitete

Efektet e pandemisë në vend filluan të ndihen që nga muaji qershor, pas rihapjes së vendit nga karantina e rreptë e mars-majit.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit. Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.

Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë vdekje më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e katërt 2020 u shënuan gjithsej gati 9800 fatalitete, me rritje 81%, në raport me tetor-dhjetor 2019.

Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 fataliteteve më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt-mars të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë dhe një mbingarkesë në spitale. Marsi 2021 iu afrua niveleve të dhjetorit 2020 për humbjen e jetëve (shih grafikun: Ecuria e vdekjeve sipas muajve).

Tradicionalisht, tremujori i parë i vitit ka një nivel më të lartë vdekjesh në raport me periudhën tjetër të vitit, si rrjedhojë e motit të ftohtë, që ul imunitetin, kryesisht të të moshuarve.

Mbi 10 mijë fatalitete shtesë që nga fillimi i pandemisë, rritje rreth 48%

Në 12 muaj, nga prilli 2020 në mars 2021, gjithsej në vend janë regjistruar rreth 32.2 mijë jetë të humbura, nga 21.7 mijë në të njëjtën periudhë 12 mujore të vitit të mëparshëm, me rritje prej rreth 48%. Në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.

Vala më vdekjeprurëse ka qenë në pesë muaj nga nëntori 2020 deri në mars 2021, periudhë në të cilën është regjistruar rreth 77% e shtesës së fataliteteve që nga nisja e pandemisë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shteteve të Europës që rikthyen karantinës, në Shqipëri u zbatuan vetëm kufizime minimale të orareve të mbrëmjes.

Sipas mjekëve, rritja e lartë e vdekshmërisë lidhet me efektet direkte të Covid-19 (të përshkallëzuara dhe nga sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor dhe lëvizshmëria normale e njerëzve, përveç darkës), si dhe shtimit të fataliteteve së sëmundjeve të tjera, për shkak të mungesës së diagnostikimit dhe stepjes për të shkuar në spitale. Një tjetër problematikë, që po konstatohet, lidhet edhe me pasojat, që po lë Covid-19 tek ata që e kalojnë atë, duke rritur predispozitën për trashje gjaku, që mund të sjellë goditje në zemër, në tru, trombozë etj.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, deri në fund të 2020-s, Shqipëria regjistroi dhe rritjen më të madhe të fataliteteve në Europë.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019. Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.

/Monitor