Mbi një mijë të infektuar në 24 orët e fundit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut 0 24

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut të shtunën ka njoftuar për 18 persona të vdekur nga COVID-19, 1.168 të tjerë të infektuar dhe 692 të shëruar. Të dhënat i referohen 3.353 testeve të kryera në të gjithë laboratorët publik e privat, në 24 orët e fundit.

Sipas raportit, numri më i madh i viktimave është në Shkup, gjithsej pesë të vdekur; katër në Kavadar nga dy në Kumanovë dhe Manastir, nga një në Tetovë, Shtip, Ohër, Strumivë, Sveti Nikollë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.281, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Shkupi është në krye të qyteteve me numrin më të madh të të infektuarve. Të shtunën janë regjistruar 513 raste të reja. Në Klinikën Infektive në Shkup dhe qendra tjera shëndetësore janë të shtruar 563 persona.

Në Maqedoninë e Veriut me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 46.026 persona, prej tyre 26.981 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 17 800 persona, shkruan Rel.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërkohë ka paralajmëruar rritjen e numrit të testeve pas reagimeve në opinion për mungesë të tyre dhe pritjeve të gjata për tu testuar.

“Një sasi e konsiderueshme e testeve do të arrijnë në të gjitha qendrat dhe sipas indikacionit dhe nevojës, të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të testohen”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka dalë me vlerësimin se prania e antitrupave te personat e shëruar nuk duhet të shihet si provë se ato e mbrojnë pacientin e kuruar nga COVID-19, dhe ka shumë raste kur nuk ka aspak antitrupa.

“Ka shumë raste që edhe pas shërimit të sëmundjes, nuk janë detektuar prani e antitrupave. Në disa studime është konstatuar se edhe kur ekziston një sasi e antitrupave të konfirmuar, ajo nuk është provë që ato e mbrojnë personin. Ka shumë opsione që janë të dukshme gjatë kësaj periudhe të kaluar dhe për të cilat shkenca nuk ka dhënë ende një shpjegim”, ka deklaruar Filipçe./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rita Ora nis hetimin: ‘Kush më spiunoi për festën e ditëlindjes? 0 5

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Sipas Daily Mail, këngëtarja dyshon se një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për grumbullimin e saj të paligjshëm në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave anticovid në organizimin e një eventi me një grup të madh njerëzish.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

“Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi një burim i besueshëm sipas medias së huaj.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto të festës. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen. Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen e rregullave të pandemisë.

ri3.jpg

Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid 0 5

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

“Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them ‘pse po qan’ dhe burri thotë, ‘Unë dua të jem me gruan time’.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.