
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga protesta e zhvilluar pasditen e kësaj të enjte janë lënduar 7 persona.
Prej tyre, 5 janë punonjës të policisë dhe 2 janë protestues të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.
Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë./shqiptarja.com