Mbi 128 mln të infektuar dhe mbi 2.8 mln viktima në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë 0 10

Numri i infeksioneve Covid-19 të raportuara në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 128 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan i Johns Hopkins numri i viktimave ka arritur në 2.8 milionë, ndërsa numri i të shëruarve në 72.6 milionë.

Vendi më i prekur në terma absolutë nga koronavirusi i ri mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 30.3 milionë raste dhe 551 000 vdekje nga 328 milionë banorë.

Pasojnë Brazili me 12.5 milionë raste dhe 313 mijë viktima, India ka 12 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima dhe Meksika me 2.2 milionë të prekur dhe 201 mijë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.