Masat anticovid/ Policia gjobit në fundjavë 1825 qytetarë dhe 13 pronarë lokalesh 0 190

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. /T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nuk jam si ti që bëj seks me këdo në kafe”/ Plas sherri mes Melisës dhe Sindit, reagon Shqipja, ja si i përgjigjet Melisa! 0 5

Një debat i fortë ka ndodhur në “PërPuthen” mes Sindit dhe Melisës, pasi po komentohej takimi i Sindit me Mevlanin. Melisa iu drejtua Mevlanit, ku i tha se pse del me një vajzë të virgjër, kur ai ka deklaruar se për të seksi, është shumë i rëndësishëm.

Sindi iu kthye dhe i tha se “nuk jam si puna jote që e bën me këdo në kafe”, duke bërë që Melisa të largohej nga studio, e ndjekur më pas edhe thuajse nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pjesè nga debati:

Sindi: Ça problemi ka që jam e virgjër, se nuk di të bëj seks si puna jote?

Melisa:Ça lidhje ka, kush po të krahason me mua?

Sindi: Pse qëllimi të bësh seks është?

Melisa: Po kush t’u drejtua ty?

Sindi: Është ndonjë problem me bërë seks motra?

Melisa: Ku e di ti, kur ta provosh më thuaj

Sindi: Unë Melisa kurrë nuk ofendoj

Melisa: Jo çne, i keni ofendimet kur ju çohet ju

Sindi: Po ti pret të më ofendosh dhe…

Melisa: Po kush të ofendoi…

Sindi: Po për ty problemi është që unë duhet të mësoj seksin?

Melisa: Provoje, pastaj

Sindi: Ty bravo të qoftë, se kaq di kaq thua, unë nuk jam si ti që e bën me këdo në kafe.

Pas kësaj deklarate, Melisa u irritua së tepërmi dhe preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë fallco. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruante Shqipja.

11.jpg

 

Pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar një reagim nga ana e Melisës, e cila në një postim në InstaStory ka shkruar:

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”- ka shkruar Melisa, e cila duket se tashmë është qetësuar dhe po e merr me më shumë sportivitet situatën.

WhatsApp-Image-2020-12-01-at-09.47.29.jpeg

Vaksina e Moderna 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19 ! 0 2

Janë publikuar të dhënat mahnitëse për vaksinën e Moderna-s, e cila pas provave të para duket se ka rezultuar 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të infektimit me virusin Covid-19.

Sipas CNN, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA.“Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.

Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të Moderna

Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.