Masat anticovid/ Policia gjobit 626 qytetarë dhe 6 pronarë lokalesh 0 113

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. /T.Ch #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!