Masat antiCovid, Greqi mban mbyllur shkollat deri më 7 janar, kontrolle të rrepta për Krishtlindje 0 27

GREQI

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka bërë të ditur sot programin e qeverisë greke për përballimin e valës së dytë të covid-19. Kështu, shkollat,  lokalet, kafenetë, qendrat e argëtimit, baret etj nuk do të funksionojnë deri në 7 janar.

Gjithashtu, në fuqi mbeten masat ndaluese për qarkullim nëpër qytetet e vendit,  sidomos në prag të Krishtlindjeve do të ketë kontrolle shumë të rreptë për respektimin e masave të ndalimit të qarkullimit.

Mbeten në fuqi masat për vizitorët në Greqi në aeroport dhe rruge tokësore, me protokollin PLF dhe testin negativ molekular të 72 orëve të fundit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lei Kraja nuk mundet t’i mbajë lotët në ekran, rrëfen e prekur 3 momentet më të vështira të jetës 0 1

Lei Kraja ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës. Moderatorja sportive tha se vështirëistë e jetës së saj i  ndan në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në New York dhe rikthimi në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit për divorcin e prindërve Lei nuk mundi të mbante as lotët, teksa kujtoi sakrificat e të ëmës për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj e vetme në mes të Amerikës.

Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë.

Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira”, tregoi Lei

“Etapa tjetër ishte padiskutim kur u bëra e pavarur nga ana financiare, 21 vjeçe sa u diplomova. Mami u diagnostikua me një sëmundje kronike që e ka akoma dhe sot. Dhe për mua ishte pak e vështirë, sepse jam rritur e llastuar. Qëllova të isha në New York dhe aty ka shumë kërkesa. Atëherë e pashë jetën ndryshe, por kjo gjë më bëri shumë të zonjën”, tha moderatorja.

“Etapa e 3 ishte këtu në Shqipëri kur erdha, ishte shumë e vështirë. Të jepet një mundësi e shkëlqyer për të qenë në ekran dhe thjesht nuk je e aftë për momentin. Nuk kisha talent të them të drejtën, thjesht me këmbëngulje kam arritur këtu ku jam. Brryla nuk kam pasur aq shumë, duke e krahasuar me Amerikën”, u shpreh Kraja./iconstyle

Doza e ëmbëlsisë për sot! Gigi Hadid publikon foton e rrallë me të bijën dhe na i shkriu zemrat të gjithëve 0 0

Sot e vogla e Gigi Hadid dhe Zayn bën 4 muaj që ka ardhur në jetë. Nuk kishte si të mungonte në këtë ditë të veçantë një postim nga Gigi, që i ka ndryshuar krejtësisht jeta si nënë e re.

Modelja ka publikuar një bisedë private me Zayn, në të cilën shihet se i shkruan: “Hey, jam e fiksuar me fëmijën tonë”.

Më pas ajo ka treguar se tashmë është shumë e angazhuar si nënë e një vajzë të vogël, aq sa e konsideron si arritje të madhe larjen e fytyrës në fund të ditës.

Për nënat e reja, nëse e keni larë fytyrën sot unë jam shumë krenare për ju”, ka shkruar Gigi përkrah një fotografie të saj.

Dhe qershia mbi tortë për këtë ditë speciale ishte një fotografi e modeles me vogëlushen e saj. Modelja ka postuar në Instagram një imazh, në të cilin shfaqet duke mbajtur në krahë të voglën e  saj, sigurisht duke mos i zbuluar portretin.

Vajza ime. 4 muajshe dhe fëmija më i mirë”, ka shkruar Gigi përkrah fotos.

Ndërkohë kujtojmë se Gigi dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende emrin e vajzës së tyre. Megjithatë aludimet nga fansat nuk kanë munguar dhe në rrjet kanë qarkulluar variante të ndryshme të emrit të bebushes. Së fundmi, fansat i janë futur kokë e këmbë albumit të Zayn Malik, “Nobody is listening”, për të gjetur aty ndonjë shenjë të emrit të vajzës së tij. Bazuar në njërën prej këngëve “River Road”, ata besojnë se emri i vogëlushes duhet të jetë River. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt!/iconstyle