
Aktorja e njohur e humorit dhe shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kondi në foton e publikuar në ‘Instagram’ shfaqet e mbuluar me batanije, teksa shihet se është karantinuar në shtëpinë e saj.
Ajo shprehet se ka dëgjuar këshillat e doktor Pëllum Pipero për tu kuruar.
“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan aktorja në postimin e saj.

Ndërsa në komentet më poshtë aktorja shkruan se nuk ka shkuar as me një vend dhe se e ka kaluar shumë lehtë./NewsBomb