Manastirliu zbulon pse u vendos ora 22:00 për t’u mbyllur. Tregon nëse mund të dalim për shëtitje nga liqeni… 0 31

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në mbrëmje se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur orën 22:00 për t’u mbyllur pasi gjatë dhe pas kësaj ore ka një grumbullim të të rinjve nëpër bare dhe restorante.

Më tej, ministrja tha në ‘Opinion’ se pas kësaj ore nuk mund të lëvizësh për qejf apo qetësim, vetëm nëse ka urgjenca shëndetësore apo arsye pune.

Manastirliu: Masat e marra sot nuk janë me vonesë, sepse vlerësohen shumë gjëra, shëndeti publik është i pari. Komiteti Teknik ka bërë një vlerësim të hollësishëm lidhur me elementët që kanë të bëjnë me infektimin, me raste në spitale dhe nëpër shtëpi, etj. Ora është vendosur 22:00 sepse ka të bëjë me popullimin e lokaleve dhe restoranteve. Janë moshat e reja që mblidhen në bare dhe restorante. Lokalet që kanë shërbime në tavolina. Duam që të minimizojmë listën e kontakteve.

Fevziu: Po nëse një njeri dëshiron të dalë të ecë nga liqeni pas orës 22:00?

Manastirliu: Nuk lejohet kjo gjë. Virusi shumëfishohet kur ka grumbullime. Në fundjavë ka më shumë interaktivitet mes njerëzve. Në muajt nga qershori është vënë re një ulje e rasteve në fasoneri dhe call center, dhe është rritur ajo e frekuentimeve në bare dhe restoranteve. Hapja e bareve në ambientet e brendshme rriti mundësinë e përhapjes së virusit. Është vlerësuar se shkollat nuk përbëjnë risk për infektimin. Universitetet janë më problem sepse kanë konvikte, dhe transmetueshmëria në këtë moshë është më e lartë./newsbomb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme”, presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos 0 3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!null

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO! //B.W

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 3

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W