Mamaja e Mevlanit në “Për’Puthen” tregon vajzën e preferuar për të birin: Sindi nuk shkon me Mevlanin… 0 81

Kjo puntatë e “PërPuthen” do të jetë ndryshe nga çdo puntatë që kemi parë deri më tani. Në studio do të jenë prindërit e konkurrentëve që do të kometojnë takimet dhe veprimet e fëmijëve të tyre. E para në studio ishte e ëma e Mevlanit, zonja Flutura, ndërsa pasi ajo u ul para konkurrentëve, Melisa habiti me ‘kërkesën’.

“Meqë jam pretendente për nuse, ta takoj pak”, tha ajo, veprim që shkaktoi jo pak të qeshura në studio.

Ajo tha se është Melisa është ajo që i duket se i përshtatet më shumë djalit të saj, duke treguar kështu edhe vajzën e saj të preferuar.

Nëna e Mevlanit: Janë shumë të mira të gjitha vajzat, kam respekt. Melisa i përshtatet pak Mevlanit. Ana mi kundërvihet pak djalit.

Ana: Ai më ngacmon vetë i pari

Nëna e Mevlanit: Sindi nuk shkon me Mevlanin dhe nga trupi , ky është gjithë ky djalë.Unë them vetëm që vajza që do marrë Mevlani të jetë e edukuar , Melisa i ka tiparet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen” 0 5

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.

Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.

Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.

“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.