Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 26

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flirt me Diletta Leotta? Ja si përgjigjet aktori turk Can Yaman 0 4

Diletta Leotta është në një histori dashurie me aktorin turk Can Yaman? E ka kaluar vitin e ri me të apo me Zlatan Ibrahimoviç? Teksa thashethemet vazhdojnë aktori turk ndjehet i lodhur nga pyetjet e fansave që duan të dinë më shumë dhe në rrjetet sociale ai përgjigjet: ‘Janë punët e mia. Pikë’, duke shtuar edhe një emoi që i thotë atyre të heshtin. Më pas ai i bllokon komentet Në Instagram dhe largohet nga TWitter. Mesazhi është i qartë.

Can Yaman është lodhur duke dëgjuar të flitet për jetën e tij private dhe kërkon ta vlerësojnë për punën e tij. Fansat vazhdojnë të replikojnë me të e komentojnë: Për ne je do mbetesh njeriu i dikurshëm… personi special me të cilin jemi dashuruar, ai njeri me zemër të madhe që bën gjithçka për njerëzit që kanë nevojë.

Jeta private është e jotja dhe e tillë duhet të mbetet’, vazhdojnë fansat e tij. Aktori turk është bërë i famshëm në Itali me serialin televiziv Bitter Sweet./balkanweb

Reshje bore në Korçë/ Vështirësohet qarkullimi, bllokohen disa fshatra 0 4

Qarku i Korçës prej disa ditësh vijon që të jetë në ndikimin e motit të keq dhe me reshje intesive të dëborës.

Njoftohet se mbrëmjen e së premtes kanë vijuar reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë në zonat malore. Ndërsa trashësia e borës ka arritur nga 8 deri në 20 cm dhe temperaturat deri në -6 gradë.

Autoritetet kanë njoftuar se kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhire ose goma dimerorë .

Ndërkaq mësohet se Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm, kurse në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit i cili ka pësuar defekt por ende nuk është gjetur zgjidhja.

Disa fshatrat si Panarit, Trebickë dhe Grabockë vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës./Opinion.al