Makina përplas portat e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel (foto) 0 83

Një makinë raportohet se është përplasur në portat e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Në njërën anë të automjetit shkruhej” “Mjaft më me globalizmin politik”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se “Kolegët tanë janë aktualisht në skenë në zyrën e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është duke qëndruar në portën e ndërtesës – ne jemi në proces të sqarimit nëse shoferi hyri brenda godinës. I dyshuari është marrë në paraburgim nga policia. Po ndjekim informacionin për rastin”.

 

Si makina, ashtu edhe porta metalike treguan shenja të vogla dëmtimi.

Ngjarja ndodhi gjatë një video konference të rëndësishme midis Kancelares Merkel dhe kryeministrave të shtetit gjerman në lidhje me shtrirjen e masave të bllokimit në të gjithë vendin. Nuk ka raportim për viktima, për momentin.

( Balkanweb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi i policisë që plagosi kolegët dhe tre persona të tjerë (Emrat) 0 4

Arrestohen katër persona pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit David Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujadesia, për vetëmbrojtje, si dhe 3 persona të tjerë konkretisht Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Fufi.

Kevin i vetëm në shtëpi’ u bë baba dhe i vuri djalit emër vajze për arsyen e trishtë 0 8

Macaulay Culkin, ose “Kevin i vetëm në shtëpi”, siç njihet ndryshe, është bërë baba. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song janë tashmë prindër të një djali që erdhi në jetë në 5 prill.

Culkin ka zgjedhur për djalin emrin e motrës së tij që e humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2008. Kështu djali quhet Dakota Song Culkin.