Makina përplas drejtuesin e motorit, ja çfarë ka ndodhur 0 19

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motor në lëvizje në rrugën “Bardhyl”.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili nuk është identifikuar.

Ai është rreth moshës 25-vjeç është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.