Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare 0 37

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk të Fierit.  Një 24-vjeçar me inicialet I. B., 24 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat ,duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.