Luana Vjollca zbulon kur do kemi një deklaratë dashurie nga ajo! 0 127

Mbrëmjen e djeshme “Shiko Kush LUAN” ka qenë plot surpriza edhe për publikun, por edhe për të ftuarit e njohur. Dj Sardi u gjend para një feste beqarie në të cilën vajzat e trupës së baletit të Top Channel i kërcenin në krah e Sardi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të moderuara nga kapiteni i skuadrës së kuqe Flori.

Pas lojës së Sardit, autorja dhe moderatorja e programit Luana Vjollca vendoset në mes të skenës dhe bën deklaratën e papritur:

“Tani do të martohem unë!”, tha Luana teksa duke vazhduar: “I sjellim çunat?” duke i referuar balerinëve trupës së Top Channel.

Por këtë shaka e vazhdoi edhe orkestra e “Shiko Kush LUAN”, duke luajtur një muzikë emocionale, por Luana iu tha se nuk do martohej vërtet sonte dhe nuk do bënte një dedikim dashurie.

“Sonte jo njëherë, duhet të prisni gjatë për këtë moment”,- përfundoi Luana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 4

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 6

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.