Luana Vjollca zbulon ku i ka parë disa nga konkurrentët e ‘Përputhen’ para se të bëheshin të famshëm! 0 40

Si asnjëherë më parë puntata e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është shumë ndryshe pasi të ftuar janë konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen” dhe jo personazhet VIP që kanë shumë vite karrierë në profesionet e tyre siç jemi mësuar të shohim çdo episod.

Autorja e programit zbuloi se emisioni sonte nuk i dedikohet çifteve të vërtetë por është një puntatë në tentativë për çifte.

Në promon e emisionit Luana Vjollca zbuloi se do ndodhin shumë të papritura; puthje të zjarrta për herë të parë dhe skena shumë pasionante mes vajzave dhe çunave të ‘Përputhen’.

Por para se të fillonin sfidat pikante, moderatorja pati një pyetje për disa nga konkurrentët:

“Ku iu kam parë disa prej jush? Ku ju kam pare?”, ishte pyetje e Luanës duke vazhduar kështu: “Ah kjo memoria ime! Iu kam parë në audicionet e “Take Me Out”; e keni vendosur që do martoheni sivjet me patjetër? Do iu kisha martuar unë, se kështu është kur nuk e realizova dhe ju po martoheni vetë”, përfundoi autorja e “Shiko Kush LUAN” dhe programit të famshëm “dating” Take Me Out”, vazhdimësia e të cilit u ndërpre nga karantina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.