“LSI ka strategji për të ndryshuar realitetin”, Kryemadhi në Durrës: Shqiptarët sot kanë nevojë për shpresë, do kthejmë besimin e qytetarëve

0 30

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga Durrësi, ku ajo zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së së qarkut, deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.

Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se qytetarët, duke votuar LSI-në, do të votojnë në fakt për të ardhmen.null

“Premtimet e Ramës janë një maskë. Ne duhet t’ju kthejmë besimin qytetarëve. Duke votuar LSI-në, do të votojnë të ardhmen. Sot në Durrës, por edhe në qarqe të tjera jemi optimistë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur”, u shpreh Kryemadhi. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 5

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.