Liverpool luan ‘tenis’ në Londër, fiton 7-0 ndaj Crystal Palace 0 47

Liverpool ka prodhuar një rezultat tenistik këtë të shtunë në Londër pasi ka mposhtur 7-0 Crystal Palace.

Të besuarit e Klopp duket se kanë marrë zemër pas mesjavës kur arritën të rimarrin kreun e renditjes në Premier League dhe viktimë e tyre ka rënë ekipi modest londinez.

Në festivalin e golave morën pjesë Salah, Firmino, Henderson, Minamino apo Mane. Përkohësisht me këtë fitore Liverpool lundron në ujëra të qeta me 31 pikë dhe në vend të parë në Premier League, teksa duket sikur kjo fitore tenistike shlyen humbjen turpëruese të dy muajve më parë 7-2 ndaj Aston Villa./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E kuqja e Ibrës nuk kushton, Milan thyen Parma 1-3, “djalli” blindon vendin e dytë 0 4

Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës.

Titulli vijon të jetë një mision i pamundur për Milan me Inter që ndodhet tetë pikë larg por kuqezinjtë hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar prezencën në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Të gjitha si finale”, Tirana kërkon vazhdimësinë 0 8

Pas një sezoni të vështirë dhe plot probleme në fushë dha jashtë saj, Tirana ka gjetur qetësinë, besimin dhe mbi të gjitha është kthyer në lojë për objektiva të rëndësishme. Dy fitoret radhazi kanë afruar bardheblutë me rivalët, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Teutës të jetë pesë pikë dhe ajo me zonën europiane vetëm tre të tilla. Por trajneri Orges Shehi e di mirë se ky diskutim, por edhe pzita që ka për momentin skuadra e tij nuk do të kishte vlerë nëse mundon vazhdimësia.

Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e 5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë”, ka thënë Shehi.