Lirohet pjesërisht anija e bllokuar në Kanalin e Suezit 0 15

Anija masive që ka ngecur për disa ditësh në Kanalin e Suezit, thuhet se është liruar pjesërisht. Njoftimi ka rritur shpresat se Kanali i Suezit do të hapet prap, duke lehtësuar kështu transportin global të mallrave.

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte “një lajm i mirë”, raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

“Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur”, shtoi Rabie.

Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin “zhvendosur pjesërisht” anijen.

Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.

Një video e postuar në Facebook duket se tregon lëvizjen e ashpër të anijes kontejner, duke krijuar hapësirë në kanal.

Videoja tregonte anijet tërheqëse që lëviznin rreth anijes, Ever Given.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars.

Ekpitet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash, tha në një deklaratë Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenjerët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.