Liria ka emër”, por prangat janë për të gjithë njësoj” 0 29

Në seancën parapraprake të paraqitjes së ish presidentit Thaçi në Hagë pati një detaj që kaloi pa shumë vëmendje. Avokati i tij, David Hooper, kundërshtoi para trupit gjykues mbërritjen e klientit të vet në sallë, të mbërthyer me pranga në duar. Ai e konsideroi atë si një akt të turpshëm, ndaj një njeriu që deri në dënimin e formës së prerë konsiderohet si i pafajshëm, pa harruar të përmendë se ajo gjykatë, ku po debatohej këtë të hënë ia dedikonte ekzistencën e saj, votës dhe vullnetit politik të Hashim Thaçit.

Përgjigjet që mori nga kreu i trupit gjykues dhe më pas nga një nënpunëse e administratës ishin të akullta deri në cinizëm: “Këtu të gjithë të burgosurit trajtohen njësoj”.

Kjo sekuencë, në dukje rutinë, flet shumë jo vetëm për ndryshimin e statustit të ish presidentit të Kosovës dhe të gjithë ish komandantëve që do të gjykohen së bashku me të, por mbi të gjitha për mënyrën e ndryshme se si duhet të mbrohen ata.

Po të shihje sot, dy seancat për Jakup Krasniqin dhe më pas, atë për Hashim Thaçin, ato ndryshonin kryekëput nga histeria kolektive e pa dobishme që ka plasur anekënd, nga Tirana në Prishtinë.

Aty debati zhvillohej mbi argumenta dhe kundër argumenta, mbi këndvështrime ligjiore për rezikshmërinë që kanë sot të akuzuarit, mbi provat apo mungesën e tyre për ti mbajtur ata në burg.

Edhe Hooper, avokati i ish presidentit që demostroi që në ditë e parë se di ta mbrojë mjeshtërisht klientin, ishte në ndërhyrjet e tij tejet sintetik.

Ndonëse shfrytëzoi me stil dy thënie të Bob Dollit dhe Joe Biden, argumentat e tij qenë teknikë dhe të zhveshur nga patetizmi që na ka shudhuar veshët këto ditë.

Po ta krahasosh këtë pamje, me loghorenë që kanë shpenzuar politikanë dhe personzhe të njohur këto ditë, me shfaqet folklorike që kanë dhuruar debatet televizive të mbrëmjes, nuk e ke të vështrirë të kuptosh se ç’tagji për gomerë i serviret si ushqim informatv publikut shqiptar.

Daljet nëpër studio me T- shirt të stampuara: “Liria ka emër”, thirjet patetike për mospërbaltjen e luftës së UÇK-së, ruajtja me fanatizëm e mtit të pacënuar të çlirimtarëve, nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh.

Ato i fryjnë kot së koti flamujve nacionalistë të hymnizimit së politikanëve të deri djeshëm, por aspak mbrojtjes të të akuzuarve penalë të sotëm.

As batareja e pretendimeve se gjithçka e ka stisur Serbia dhe Rusia, as konspiracioni se kjo po ndodh në kohën kur perëndimin po e bren ndërgjegjja për bombardimet ndaj Beogradit, as shfryrjet kundër Dik Martit, nuk kanë ndonjë vlerë.

Nëse do të binim në këtë kurth, atëherë duhet të besonim skenarin paranojak se ata që e bënë Kosovën, ata që i dhanë lirinë dhe shtetësinë, sot qenkan mpleksur bashkë me kundërshtarët e dikurshëm për të përdhosur epopenë e çlirimtarëve, për të njollosur figurat e luftës dhe për të kthyer mbrapsht historinë e këtyre dy dekadave.

E vërteta nuk është kështu. Ajo qëndron në faktin se, në vitin e fundit të lufës dhe në muajt e parë pas saj, janë kryer krime. Krime ndaj shqiptarëve, krime ndaj pakicave me ngjyrë dhe krime ndaj serbëve. Për shumicën nuk ka autor. Shteti i ri dështoi në zbardhjen e tyre dhe pikërisht për këtë u ngrit Gjykata Speciale.

Tani pyetja është: A janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi fajtorë të drejtëpërdrejtë për to? A mund të shigjetohen ata për akuza konkrete apo thjeshtë si pjesë e zinxhirit komandues të çlirimtarëve? A kanë urdhëruar ata vrasje dhe tortura, apo duhet të mbajnë edhe kostot e dëmeve kolaterale që çdo luftë i ka të pa shmangshme?

Ky është në fakt debati real, faktet për të cilin do ti shohim nëse qëndrojnë apo jo, dorë pas dore me zhvillimin e proceseve në Hagë.

Por, ky është një diskutim që mund të zhvillohet vetëm me prova, dhëshmi dhe argumente. Pak a shumë si prologu i tij, sot në seancën e parë ndaj Hashim Thaçit.

Gjithçka tjetër, përbetimet nacionaliste, historitë e denja për rapsodë, britmat për lavdinë e luftës, apo qoftë dhe ankthi i përbaltjes së UÇK, madje shumë më tepër, frika e njollosjes së krejt kombit, janë krejt pa vlerë për të ndaluar atë që ka nisur.

Ato mund të shërbejnë për të ruajtur mitin e komandantve në zemrat e tifozëve të tyre partiakë, por aspak për ti shpëtuar ata nga drejtësia e Hagë. Sepse pak rëndësi ka sesa i kanë dhënë ata lirisë nga emri i tyre, kryesore është të arrijnë të heqin prangat e të burgosurtit nga duart.

Për Thaçin dhe shokët e tij e rëndësishme nuk është lavdia, por pafajsia.

Pasi, nëse ndodh kështu nuk do të lehtësonin vetëm veten, por edhe ata që hiqen sikur i shqetëson, nëpërkëmbja e lavdisë së UÇK-së./Lapsi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2020 0 5

Dashi

Tregohuni të duruar, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme në aspektin profesional do të sjellin rezultate të mira. Mund të prezantoheni me një skemë të re financiare, por shihni me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e saj. Në aspektin personal do të kalohet një ditë ndryshe.

Demi

Mund të keni energji të re në jetën tuaj të dashurisë. Martesa është një bekim, dhe sot do ta përjetoni këtë. Aftësia juaj për të reaguar shpejt ndaj problemeve do t’ju sjellë njohje të reja.

Binjakët

Do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete në natyrë, për shembull meditim ose joga. Kaloni më shumë kohë me familjen, në mënyrë që të shmangni kritikat. Sa i përket marrëdhënies në çift, do kaloni një ditë emocionuese.

Gaforrja

Ka gjasa të impresiononi njerëzit rreth jush me sjelljen tuaj pozitive. Sipërmarrjet e reja do të jenë premtuese. Tregohuni origjinalë në bisedat tuaja, pasi tepricat nuk do t’ju çojnë askund.

Luani

Ka gjasa të përballeni me kritika për shkak të paragjykimeve. Fitimet monetare nga burime të paplanifikuara do t’ju zbukurojnë ditën. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

Virgjëresha

Nëse jeni ndjerë të frustruar kohët e fundit, një qasje pozitive sot, do të sjellë një ndryshim mjaft të mirë. Do të merrni kohë të konsiderueshme për të kaluar me miqtë dhe familjen. Mos e zhgënjeni të dashurin tuaj sot, pasi mund t’ju hapen probleme.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mbushur me të qeshura dhe shumica e gjërave do të vijojnë ashtu siç dëshironi. Disa persona të kësaj shenje, rekomandohen të investojnë në pasuri të paluajtshme. Sot do të jeni plot me ide të mira, madje mund të tejkaloni pritshmëritë tuaja.

Akrepi

Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Dikush me plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen. Sa i përket marrëdhënies në çift, dita do të jetë e mbushur me dashuri, puthje, përqafime dhe argëtim.

Shigjetari

Mos shpenzoni shumë për argëtim ose për të ndryshuar pamjen tuaj. Ndërhyrja juaj në kohë do të ndihmojë shumë një mikun/miken tuaj. Veprimet tuaja do të jenë frymëzim për të tjerët. Partneri/ja juaj ka gjasa të mos i vlerësojë gjestet tuaja për dashurinë.

Bricjapi

Mos lejoni që shqetësimet të prishin qetësinë tuaj shpirtërore. Bëni më të mirën tuaj për ta shmangur këtë, pasi shumë ankth dhe shqetësim mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Bëni kujdes me kolegët në punë.

Ujori

Miqtë do t’ju zbukurojnë ditën, pasi mund të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen. Përpjekjet për të përmirësuar pamjen do të kthehen në kënaqësinë tuaj. Do të ndjeni ngrohtësinë e dashurisë së partnerit/es suaj në një moment dobësie gjatë ditës.

Peshqit

Shmangni përballjet e panevojshme, pasi kjo vetëm do t’ju shkaktojë stres të padëshiruar. Do të merrni përgjegjësi shtesë profesionale, që do të çojnë në pagë më të lartë dhe një pozitë më të mirë.//B.W

Rama tregon SHTETIN që na bllokoi negociatat me BE: Kanë zgjedhje në mars, Gjermania luftoi deri në fund por… 0 5

Kryeministri Edi Rama thotë se negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian janë hapur formalisht, por çështja ka ngecur te korniza negociatore për të cilën shtetet anëtare nuk bien dakort.

Rama tha se Gjermania ka luftuar deri në mbrëmje për ta çuar para procesin si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kryeministri tha se Holanda e ka bllokuar këtë proces.

Sipas Ramës, arsyeja e vetme bllokimit nga Holanda, janë zgjedhjet që ky vend ka në muajin mars të 2021.

“Para pak orësh kam folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk më rezulton që…Gjermania ka presidencën dhe ka luftuar deri mbrëmë. Ka luftur për ta çuar para procesin për të dy vendet njësoj. Kush flet për Gjermaninë s’di ça thotë. Unë jam një njeri që jam brenda. Po ju them që thelbi është që Gjermania ka qenë shumë e interesuar që presidenca gjermane të shënojë këtë sukses. Gjermania është kampione në procesin e zgjerimit. Formalisht negociatat janë hapur, dhe duhet miratuar korniza negociatore dhe duhet bërë edhe konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore, për shkak se nuk ka konsensus. Nuk e pengojnë 10 vende. Thelbi është që BE nuk merr dot vendim nëse s’janë të gjitha dakort, edhe një të bllokon. Historia e procesit nuk është fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend, dy, tre, pesë, kanë axhendën e tyre elektorale…ka zgjedhje në mars në Holandë. Hollanda nuk e do këtë punë, për çfarë arsye nuk e do, unë mund ta them, se ka zgjedhje në mars”, u shpreh Rama në emisionin “Politikon” në Ora News.