“Ligji njësoj për të gjithë”, Balla komenton gjobën ndaj Kryemadhit për maskën: Për ata që s’venë mend, Kuvendi ka miratuar penalitete më të rënda 0 51

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha sot në parlament se kushdo që nuk respekton urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës, do të përballet me ligjin, duke iu referuar rastit më të fundit të gjobës për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Media publikon shpesh raste politikanësh të papërgjegjshëm sikurse është një zonjë që i bën bisht ligjit, por ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Kur gjobiten 700 qytetarë në ditë edhe Monika Kryemadhi, burri i saj apo kush është tjetër duhet të gjobitet, të paguajë gjobën. Dhe dua të kujtoj që ky Kuvend ka miratuar edhe masa të tjera, penalitete më të rënda, sikurse janë ndryshimet në Kodin Penal.

Ku nëse këto qytetarë nuk vënë mend e me dëshirë e vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, dhe kolegët që e kanë kaluar por edhe 9 kolegë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë që janë duke u përballur me covidin, besoj janë dëshmitarët më të qartë se ky është një armik vrasës i padukshëm, por që në pakujdesi mund të jetë i parikuperueshëm.” u shpreh Balla./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 20

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”