Lëvizja e papritur! Greqia “blindon” kufirin me Shqipërinë, çon ushtrinë në ishull 0 57

Greqia do të vendosë për herë të parë trupa ushtarake në një ishull pranë Shqipërisë.

Lajmin e japin mediat greke, konkretisht “Ta Nea”, që shkruan se plani për kthimin e Kretës në një fortesë me ngritjen e një baze helikopterësh përfshinë edhe vendosjen e poste ushtarake në ishullin Othonoi, që është skaji më perëndimor i Greqisë, pranë Shqipërisë.

Skenari i grekëve për planet ushtarake është publikuar nga mediat, por zyrtarisht nga Athina nuk ka asnjë informacion.

Lëvizja e Greqisë vjen në një moment kur vendosi që të zgjerohet me 12 milje në Jon, ndërsa cështja e kufirit detar me Shqipërinë do të zgjidhet në Hagë.

Ishulli ku Greqia do të vendosë postë ushtarake është i lakuar tashmë prej vitesh në politikën shqiptare për shkak të marrëveshjes së detit./Abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.