‘Lëpijnë ata që kanë pështyrë deri dje’, Kreshnik Spahiu sulmon PD dhe i del në krahë Topallit: Kur Jozefina sulmohej me kallashnikovët e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë 0 38

Të shumta ishin reagimet pas lajmit se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehej në politikë duke kandiduar me një parti të re të krijuar nga ajo vetë.

Nuk munguan as komentet e demokratëve, të cilët e quajtën Topallin tradhëtare për krijimin e partisë së re, ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë themeluesi i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik spahiu.

Ai thotë se nuk ka aspak simpati për topallin, por kur ajo sulmohej me kallashnikovë nga Meta, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte anëtar i PD, ndërkohë që sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Topallin si tradhëtare.

“Unë për Jozefina Topallin s’kam aspak simpati. ZERO… por kur ajo sulmohej nga kallashnikovë.t e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroina e partisë.

Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet!

Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje”, shkruan Spahiu.

122927324_3429404587105313_8286323606914623194_o.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Michelle dhe Barack Obama po realizojnë një serial të ri komedi për Donald Trump! 0 6

Dyshja e mirënjohur Michelle dhe Barack Obama do të bashkëpunojnë me aktorin e njohur të humorit, Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.

Kompania e tyre e produksionit, “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix për serialin me titull “The G Word with Adam Conover”.

Ky serial do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, libër i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kaosin e madh që erdhi bashkë me të.null

Seriali “The G Word me Adam Conover” do të fillojë prodhimin e tij në fillim të vitit 2021.

Kujtojmë se Donald Trump humbi këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mandati i tij përfundon në muajin janar.

Ai do të lirojë Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden.//Iconstyle

“Besimplotë!” Pëllumb Pipero: Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose fillim të janarit! 0 7

Lajme të mira në horizont! Mbrëmjen e sotme Pëllumb Pipero është shprehur optimist sa i takon ardhjes së vaksinës anti-COVID e COVAX në Shqipëri. Sipas tij, shteti jonë do e ketë atë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha Pipero

Pipero tha se nëse kjo vaksinë është mbi 65 % efektive, është një medikament i mirë. Mes të tjerash ai tha se aplikimi i saj bëhet në dy doza, ndërkohë që në këtë kohë qytetari duhet të ketë kujdes, pasi duhet kohë që të krijohen antitrupat.

“Të gjithë kemi menduar, dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina. Të gjitha masat e tjera ndihmojnë në parandalimin e pandemisë. Vaksina i jep zgjidhje. Edhe pse kam thënë se; nuk e pres mrekullinë nga vaksina. Krahas vaksinimit të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, pasi vaksina ka hapat e saj për t’u aplikuar. Ka dy intervale. Menjëherë pas aplikimit të parë nuk do të thotë se krijon imunitet. Dhe pas vaksinimit të 2-të, duhen dy javë që të krijohen antitrupat. Lajmi për prodhimin apo aprovimin e vaksinës nuk është i papritur. Specialistët ishin të bindur se para fundit të këtij viti ishin të bindur se do të dilte një vaksinë efikase. Koha për tu aplikuar nevojitet. Bazuar në teknologjinë e re, shkenca është e përparuar. Në testimet vullnetare, në efektet të paketa anësore, flasim për efekte minimale. Duhet t’i lihet koha nëse do të ketë dëme më të mëdha, pasi është efektive. Është një relaksim për botën mjekësore, por dhe për qytetarët në mbarë globin. Në një kohë rekord kemi një armë efektive masive, për të parandaluar përhapjen e covid.”, tha Pipero.//Iconstyle