Leonardo DiCaprio nuk ndalet, kërkon reagimin e krerëve të politikës shqiptare për lumin Vjosa 0 24

Leonardo DiCaprio ka qenë një nga zërat më fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa. Para disa ditësh ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kanë shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa pa diga”.

DiCaprio nuk ka ndërmend të ndalet me këtë nismë të tij dhe sot ka shpërndarë një tjetër video. Në video shfaqen pamje nga Tirana dhe Berlini, ku aktivistë të ndryshëm kërkuan në Ditën Botërore të Ujit që Vjosa të kthehet në Park Kombëtar.

“Javën e shkuar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët rreth Europës i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin nismën Vjosa Park Kombëtar.

Vjosa është lumi i egër më i madh në Europë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është shumë i rëndësishëm për jetën e më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe nga ana kulturore është po ashtu i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke e zgjatur në tërë gjatësinë e lumit.”

Shpërndajeni këtë video dhe kërkojini Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar aktori i famshëm i “Hollywood-it” në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.