Leku letër! La pas Bill Gates dhe Jeff Bezos, para jush njeriu më i pasur në botë! 0 47

Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë Dollarë.null

Sipas Bloomberg, Elon Musk ka kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së më të pasurve në histori, dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm, i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.

Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur. Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur dhe tashmë është më i pasuri në botë.

Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 5

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Justin Bieber thotë se viti i parë i martesës me Hailey ka qenë i vështirë, për shkak të mungesës së besimit 0 9

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, së fundmi ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta personale. Ai ka folur për martesën me Hailey Bieber, duke theksuar se viti i parë ka qenë mjaft i vështirë, shkruan Mirror.

Në një intervistë për GQ Magazine, Justin ka treguar se si ndërkohë kishin krijuar besim tek njëri-tjetri.

“Viti i parë i martesës ka qenë shumë i vështirë. Kishim shumë mungesë të besimit”, u shpreh ai. Më tej Justin shtoi: Janë disa gjëra që nuk dëshiron t’i pranosh te personi me të cilin je, sepse janë të frikshme”.

27-vjeçari dhe modelja e njohur janë martuar në vitin 2018, pas disa kohe që ishin në një lidhje dashurie.