Lediana i kthehet Antonelës: Kush është kjo, merrni masa 0 31

E irrituar është shfaqur Lediana në puntatën e sotme në “PërPuthen, ndërsa iu kthye Antonelës, pasi kjo e fundit e quajti dje “burrë me buzë silikoni”.

Lediana tha se ajo nuk ka shkuar në emision për të bërë sherr me Antonelën, ndërsa i kërkoi produksionit të merrte masa ndaj saj për ofendimin

Debati:

Lediana: Habitem sesi kjo më ofendon dhe produksioni nuk merr masa

Antonela: Ua mos qajë

Lediana: Kjo kërkoi të merrej masë ndaj mua se i prisha takimin

Antonela: Kjo tregon se un jam reale

Bora Zemani: Kur ke mungesë etike, nuk do të thotë se je reale

Lediana: Duhet të reagoni, kjo më thotë mua zotëri dhe nuk reagon askush, si mund të bëhet kjo? Unë nuk kam ardhur këtu të luftoj me Antonelën.

Dhe është po kjo që thotë që femra duhet të respektohet dhe më ofendon mua në studio.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.