“Lamtumirë të kaluarës”, kaq e pati lidhja e Morenës me partnerin misterioz? 0 20

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj.

Megjithëse nuk na e tregoi portretin e tij, këngëtarja na tregoi vazhdimisht dhuratat e bukura e super romantike që i dhuronte djali që i kishte rrëmbyer zemrën.

Morena publikonte shpesh në InstaStory foto të buqetave gjigante me trëndafila që merrte çdo herë, por duket se romanca e tyre ka marrë shpejt fund!

Këtë ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja me postimet e fundit në Instastory.

“Uroj ta gjesh atë që po kërkon. Gëzuar”- shkruan Morena në një postim.

Gjithashtu, në një tjetër story ajo ka ndarë disa fjalë që shpjegojnë më mirë situatën e saj.

“Po e kaloj të gjithën këtë pa e ditur ç’më pret më vonë, por kam vendosur të ndjek zemrën dhe të mos ia vë veshin mendjes. Edhe nëse do të ndjej dhimbje, të paktën do të di që dhashë gjithçka nga vetja. Eshtë më mirë të dashurosh dhe të humbësh, sesa të mos kesh dashuruar kurrë. Në mëngjes mund të qesh ose të qaj. Por fillimisht, duhet t’i them lamtumirë të shkuarës.”- janë fjalët e publikuara.

Morena s’ka preferuar të japë më tepër detaje, por e gjitha kjo duket si një çështje zemre të cilën presim ta mësojmë sa më parë! /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Si do të zhvillohet mësimi ?! sqaron Ministrja e Arsimit 0 15

Ministria e Arsimit Evis Kushi, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Pas konsultimeve me ekspertë e fushës kemi hartuar shtojcën e udhëzuesit të fillim vitit 2020-2021. Sipas udhëzuesit shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e mësimi të alternuar në varësi të situatës së pandemisë, numrit të nxënësve apo kushteve specifike, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha rregullat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik. Skenari i mësimit të kombinuar do të nisë nga data 1 dhjetor sipas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë”, tha Kushi.

Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 12 do vazhdojnë normalisht mësimin në shkollë. Ndërsa sa i përket klasave të tjera, ministrja tha se në javët tek (1-3), 2 ditët e para mësimi do të zhvillohet në shkollë, dhe tre të tjerat online, kurse në javët çift (2-4) dy ditët e para online, dhe tre të tjerat në shkollë.

Klasa e 6 deri në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë: Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online. Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë” tha Kushi.

Gjithashtu, ministrja theksoi se në rastet kur situata është e rënduar vetëm klasa e parë dhe e 12 do të zhvillojnë mësimin në ambientet fizike të shkollës.

Në rastet edhe më të rënduara vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë në mjediset fizike të shkollës. Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe s’ka raste me Covid-19 mund të zbatohet edhe skenari i parë. Gjatë kësaj periudhë kanali i dedikuar RTSH Shkolla dhe Akademi.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, vijoi Evis Kushi.

/Opinion.al

Takim me strukturat e PR në Njësinë Nr.3, – kryetari i PR bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19. 0 13

Që në fillim të takimit me strukturat e PR në Njësinë Nr.3, – kryetari i PR bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19.

Shumë jetë kanë humbur, dhe shumë të tjerë kanë kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, dhe pamundësi financiare, për t’u përballur.

Kostoja e kurimit të COVID është disa herë më e lartë se paga mesatare mujore, dhe papunësia e varfëria ka rënduar më shumë këtë situatë.

Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare.

Rama ka shkatërruar çdo mundësi mirëbesimi dhe bashkëpunimi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si asnjëherë më parë, nuk ka një reformë zgjedhore, për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Me qëllim të qartë manipulimi, ai ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pa opozitën, në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Europian dhe kushteve të Gjermanisë.

Për këtë arsye, vendet anëtare të BE, janë kundër hapjes faktike të negociatave ndërmjet konferencës ndërqeveritare, që pritej të zhvillohej, nëse Shqipëria do të plotësonte kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman.

Ndryshimet kushtetuese që bëri Rama, nuk janë praktikë e asnjë vendi të NATOs, apo vendeve që duan të bëhen pjesë e BE.

Edhe Putini, që Rama kërkon të imitojë, e ndryshoi Kushtetutën me referendum.

Regjimi I korruptuar në pushtet, nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në, sepse Bashkimi Europian është çdo gjë e kundërt me atë që ka ndërtuar Rama, është respekt për qytetarët, Kushtetutën, ligjin, institucionet, është luftë kundër korrupsionit dhe krimit, është standart ekonomik dhe social.