Lamtumira e fundit, Paolo Rossi përcillet nga të gjithë ish-shokët e skuadrës që ‘pushtuan’ botën 0 27

është dhënë sot lamtumira e fundit ish-kampionit të Botës me Italinë Paolo Rossi i cili vdiq 3 ditë më parë në moshën 64-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Para se të dërgohej në banesën e fundit homazhet për golashënuesin e Botërorit në vitin 1982 u kryen në Katedralen e Vincenzës. Të pranishëm ishin të gjihë ish-futbollistët e Italisë të cilët në atë vit bënë krenar kombin.

Arkivoli u mbajt nga bashkëlojtarët e “Pablitos”: Tardeli, Kabrini, Antonjoni, Kolovati, Altobeli, Franko Kauzio, Gabriel Oriali, Xhuzepe Dosena, Daniele Masaro, Xhuzepe Bergomi, Franko Barezi dhe Xhuzepe Gali.null

Në ceremoni janë lejuar vetëm 250 veta për shkak të gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Gjatë kohës që trupi i tij po përcillej drejt banesës së fundit, qytetarët duatrokitën për sukseset dhe arritjet që Paolo arriti në futbollin italian./shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tragjedi, mrekulli dhe befasi/ Ja 10 momentet më pikante të 2020-s në futboll (FOTO) 0 18

Viti 2020 ka regjistruar shumë momente të bukura, por dhe trishtuese për Italinë. E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka renditur 10 momentet më të rëndësishme të këtij viti për futbollin europian dhe italian.

  1. Imobile i Artë

Italiani rivalizoi deri në fund për “Këpucën e Artë” Robert Levandovskin e Bajernit. Edhe pse polaku realizoi 55 gola në 47 ndeshje për këtë vit duke fituar plot 5 trofe, sulmuesi i Lacios arriti ta parakalonte me 36 gola në kampionat duke u bërë italiani i tretë pas Luka Tonit dhe Françesko Totit.

“Këpuca e Artë për mua është si ‘Topi i Artë’”, deklaroi Imobile, i cili arriti të frentonte hegjemoninë Mesi-Ronaldo për këtë çmim.

  1. Mesazhi i lojtarit të Sasuolos për të gjithë botës pas shpërthimit të pandemisë

Në sfidën e 9 marsit Sasuolo-Breshia, sulmuesi i Sasuolos Çiço Kaputo shënoi dhe publikoi mesazhin “Qëndroni në shtëpi, do të shkojë mirë” për të gjithë botën në kohën, kur koronavirusi ishte përhapur në Europë dhe kishte filluar karantina. “Ishte ideja e gruas sime, Ana. Më kërkoi që të bëja diçka”.

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

8. Fama e Ibrahimoviç

Rikthimi i Ibrës në pjesën kuqezi të Milanos solli një ndryshim të paimagjinueshëm te Milani ku brenda vitit, skuadra e sheh tashmë veten nga dështimi drejt lavdisë. Fjala “titull” po përmendet shpesh tashmë mes tifozëve të Milanit. Me 22 gola në 30 ndeshje, Ibra i ka dhënë Milanit fytyrën që të gjithë e kishin harruar. “Në futboll ose ha, ose të hanë. Unë kam zgjedhur të ha”, shprehet suedezi.

  1. Vdekja e Maradonës

Momenti më i rëndë në historinë e futbollit. Diego vdes në shtëpi pas një operacioni të rrezikshëm në tru. Ndarja e papritur nga jeta e gjeniut të futbollit hidhëroi mbarë botën për javë e muaj të tërë, mbase dhe për shumë kohë të tjera.

  1. Vdekja e Paolo Rosit dhe mesazhi i gruas së tij

Heroi i italianëve në Kupën e Botës 1982 u nda nga jeta pak kohë pas vdekjes së Maradonës. Për Italinë ishte një tragjedi me përmasa kombëtare. Rosi vdiq në moshën 64-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. “Në momentin që po vdiste e shtrëngova fort. I thashë: ‘Shko, lër vetëm trupin tënd’ “, tregonte gruaja e “Pablitos” Federika Kapeleti.

  1. Hansi Flik dhe viti i tij

I ardhur pa shumë pritshmëri, ish-asistenti i Joakim Lëvit te Gjermania, pushtoi Gjermaninë dhe Europën brenda pak muajve duke triumfuar me 5 trofe në mënyrë absolute.

  1. Mesi kërcënoi me largim nga Barcelona

Vera e këtij viti do të kujtohet gjatë për “luftën” mes Lionel Mesit dhe Barcelonës pas dështimit katastrofal të sezonit 2019-2020. Nëpërmjet një mesazhi, “Pleshti” kërcënoi klubin e tij me largim, ndërsa çështja përfshiu dhe La Ligan që detyroi argjentinasin të sprapsej. Megjithatë, dëmi u shkaktua dhe pak kohë më vonë, Josep Maria Bartomeu u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës për shkak të pakënaqësisë së tifozëve katalanas për menaxhimin e klubit dhe kërcënimit të Mesit.

  1. Klop nuk është virolog

Pas një ndeshjeje në kampionatin anglez me Çelsin, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop refuzoi të përgjigjej se çfarë mendonte për Koronavirusin duke thënë se nuk është një specialist i fushës.

  1. “Atalanta, është Italia!”

Pas eliminimit të pabesueshëm të Valencias me 8 gola në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini lëshoi frazën epike duke e konsideruar ekipin e tij si përfaqësueen e Italisë.

“Atalanta është si ekipi kombëtar. Është diçka e jashtëzakonshme që e gjithë Italia na mbështet”, shprehej Gasperini.

Bergameskët ishin fare pranë lavdisë kur për pak iu afruan gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori, por PSG-ja ia prishi ëndrrën.

     1. Rajmond Domenek, ‘dhelpra dhe rrushtë’

Francezi kontravers është kthyer në punë pas 10 vitesh pushim. Ish-nënkampioni i botës me Francën në vitin 2006 dhe që dështoi në mënyrë skandaloze 4 vite më vonë në Afrikën e Jugut u emërua së fundmi trajner i Nantës.

I njohur për thëniet “është legjenjë që italianët kanë trajnerët më të mirë në botë”, si dhe thumbimi për Atalantën para ndeshjes me PSG-në “që nuk dinë të mbrohen” e kanë kthyer Domenekun në një trajner jo shumë të pëlqyer.

 

 

 

 

(Balkanweb)

VIDEO/ Ronaldo futbollisti i shekullit, Lewandowski sulmuesi i vitit, vlerësohet edhe Pep Guardiola 0 22

Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit. Nëse për më të mirët e vitit kishte pak dilema, interesimi ishte i madh për të kuptuar se kush do të triumfonte në kategorinë e më të mirëve të shekullit.

Cristiano Ronaldo u shpall me i miri i shekullit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi. Në të njëjtën kategori, atë të trajnerit më të mirë të shekullit, fitues nga “Globe Soccer Awards” u shpall Pep Guardiola. Me çmimin e karrierës u vlerësuan Pique dhe Casillas. Lojtari më i mirë i vit u shpallet Robert Lewandowski ndërsa trajneri më i mirë i viti Hansi Flick. Në një vit ku Bayern Munich fitoi gjithçka klubi gjerman u shpall si klubi më i mirë i vitit. Me një trofe u vlerësuar dhe Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit.

 

 

(BalkanWeb)