Lajm i bujshëm nga Spanja, Interi i bën ofertë Mesit 0 69

Leo Mesi nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe skuadrat e interesuara janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet rreth tij.

Nga Spanja raportojnë disa lajme që bëjnë me krahë tifozët e Interit. Gazetari i njohur spanjoll, Eduardo Inda bën me dije se “Suning” ka lëvizur për të transferuar Leo Mesin dhe ka bërë një ofertë shumë të rëndësishme në tavolinën e tij. “Rinovimi i Mesit është shumë i komplikuar.

Për momentin nuk ka ndërmend që të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën dhe kam informacione që ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Interi. Në fakt ai ka kërkesa nga Interi, por edhe nga gjysma e botës.

Futbolli italian është duke rilindur falë një ligji që ndihmon të huajt dhe i largon nga taksat”, ka thënë Inda në “El Chiringuito Tv”.

Pak ditë më parë u raportua se Siti kërkon që të bëjë një parakontratë me kapitenin e Barcelonës në muajin janar, por duket se zikaltrit nuk janë dorëzuar.

Tani situata është krejt ndryshe nga ajo në merkaton e verës. Leo do të largohet si futbollist i lirë (me parametra zero) dhe asnjë skuadër nuk duhet të paguajë për kartonin e tij. Duhet thjesht të bëjë ofertën e duhur financiare për të bindur Mesin.

Interi është i gatshëm dhe duket se e ka bërë këtë, i ndihmuar nga kompania që e menaxhon “Suning”. Priten zhvillime në
muajt e fundit të këtij viti. Barcelona pritet të bëjë zgjedhjet në janar, por deri atëherë Leo Mesi pritet të ketë oferta të shumta./panorama sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.