Ky po që është sukses! Loredana fiton çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA” 0 51

Sukseset nuk kanë fund për Loredanën dhe ajo sapo ka shtuar një kupë në karrierën e saj. Reperja shqiptare ka fituar çmimn “Best Swiss Act”, ose “Performuesja më e mirë zvicerane” për të dytin vit radhazi. Ajo ishte e nominuar përkrah emrave të tjerë të njohur si, Sevem, Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Loredana është shprehur mjaft e lumtur në rrjete sociale pas marrjesë kupës.

“Fitova çmimin e ‘MTV Award’ për herë të dytë… Faleminderit të gjithëve që më votuat! Ju dua”, shkruan Loredana e emocionuar.
Së fundmi reperja ka qenë e pranishme në Kosovë për shkak të disa projekteve mjaft të rëndësishme. “Prive” mësoi para disa ditësh se Loredana po realizon një dokumentar për jetën e saj personale e karrierën dhe pritet të publikohet shumë shpejt. Para disa ditësh ajo publikoi këngën e re, “Tut mir nicht leid”, që do të jetë pjesë e albumit “Medusa”, i cili do të lançohet i plotë në dhjetor./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

Atdheu doli çift me Sarën nga Për’puthen, Ana Kauri bën reagimin e papritur: E bëri dhe… 0 5

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj kanë habitur të gjithë me veprimin e mbrëmshëm. Pasi ishte deklaruar vetëm për Geljanin, Sara ditët e fundit është parë vazhdimisht në shoqëri të Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt.

Por, në puntantën e mbrëmshme, Sara vendosi që të largohej nga emisioni bashkë me Atdheun, si çift.

Lidhur me këtë reagoi edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, e cila komentoi në faqen e “Përputhen”, duke shkruar “E beri dhe kte @atdhe_xharavina ?”.

anaa.png