Ky është aplikacioni që pengon hakerat të përgjojnë iPhone 0 26

Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka. Por, hakerat mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të përgjuar celularin tuaj.

Një nga mënyra është përmes një pajisje fizike, të quajtur ‘Cellebrite Physical Analyzer’. Kjo pajisje përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga hakerat, raporton “The Sun”.

Për të hyrë në iPhone, duhet që kjo pajisje të lidhet fizikisht me telefonin, e skanon dhe krijon një kopje. Megjithatë, për të parandaluar vjedhjen e të dhënave apo përgjimin edhe në këtë mënyrë, ka një metodë tjetër që e parandalon. Është aplikacioni i mesazheve Signal, i cili është rivali i WhatsApp. Ky aplikacion është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mbrojtje shumë të lartë të sigurisë së mesazheve.

Përpos kësaj, zhvilluesit e Signal kanë përdorur një kod për ndërtimin e këtij aplikacioni që shkatërron edhe sistemin e pajisjes ‘Cellebrite Physical Analyzer’, duke e bllokuar këtë që të ndërhyjë në të dhënat personale të iPhone. Për të rritur sigurinë në celularin tuaj iPhone, mjafton që të shkarkoni aplikacionin Signal.

Madje nuk është e nevojshme as që ta përdorni si aplikacionin kryesor të mesazheve, pasi mbrojtja e telefonit tuaj përmes këtij aplikacioni funksionon. Hakerat mund të gjejnë edhe mënyra të tjera për të ndërhyrë në celularin tuaj, kështu që jini të kujdesshëm ndaj mesazheve apo emaileve të dyshimta që ju vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 10

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.