Kuvendi rrëzoi Presidentin dhe miratoi Kodin Zgjedhor, reagon Meta, i rikthehet ‘qetësisë dhe dashurisë’ 0 73

Foto e shperndare nga Meta

Presidenti Ilier Meta reagon menjëherë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Meta publikon një foto-montazh të Parlamentit, i tejmbushur nga plehrat, dhe i rikthehet shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, “ me qetësi dhe dashuri”.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Me qetësi dhe dashuri”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

Mbi 2,38 miliardë vaksina të administruara në botë kundër Covid-19 0 20

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19. Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.

India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Britania e Madhe 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara.

Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar gjithsej 139,61 doza të vaksinave në 100 banorë, ndërsa vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.