Kuvendi miraton drejtoreshën e re të INSTAT (Emri) 0 44

Kuvendi ka votuar në seancën e sotme emërimin e drejtoreshës së re të përgjithshme të Institutit të Statistikave. Emërimi i Elsa Dhulit u votua me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.

Në seancën e sotme plenare, gjithashtu u votua me 111 vota projektrezoluta për antisemitizmin, “për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.

Sakaq, 90 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim mori projektligji për disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtyhet regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet lokale në Maqedoni 0 19

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas shumë debateve miratoi mbrëmjen e së premtes propozimin për ndryshimet në ligjin për Regjistrimin e Popullsisë duke shtyrë procesin e regjistrimit.

Pro shtyrjes së regjistrimit votuan 95 deputetë, ndërsa 12 ishin kundër. Gjithashtu u miratua dhe shtyrja e zhvillimit të zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike nga COVID-19.

Dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, ranë dakord që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në shtator të këtij viti.

Mediu: Shqiptarët përballë dy alternativave, të largohen për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama si kryeministër 0 16

Kreu republikan theksoi se shqiptarët janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe kanë përballë dy alternativa.

“Ka një optimizëm të të gjithë qytetarëve në raport ndaj “Aleancës për Ndryshim” dhe një kundërshti absolute ndaj Ramës për mënyrën se si ka qeverisur, por edhe për mënyrën se si do ta kthejë politikën në një arenë debati dhe fyerjesh. Shqiptarët janë përballë alternativës, ose ata do të duhet të ikin për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama nga kryeministër. Unë besoj se shqiptarët në mënyrë masive kanë vendosur që Rama të iki nga posti i kryeministrit, për t’iu kthyer atyre dinjitetin.

Në Shqipëri mbizotëron varfëria. Nuk ka të ardhme të sigurt për të rinjtë. Mbi 74% e të rinjve duhet të ikin nga Shqipëria. Kjo është një situatë që krijon një problem të madh, jo vetëm nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, social, por edhe politike. Qëllimi i Ramës është të largojë shqiptarët që kanë gjykim, që e refuzojnë mungesën e shtetit dhe të pabarazisë përballë ligjit dhe të ofrojë pastaj njerëz të huaj që vijnë vetëm për bukë dhe t’i binden atij”, u shpreh Mediu.

Më tej, Mediu ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e akuzuar atë se po përdor grupe kriminale dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota.