Kushte çnjerëzore në kampet e Sirisë… ngre shqetësimin ekspertja e OKB-së 0 51

Në kampe të paraburgimit në verilindje të Sirisë ndodhen gra dhe fëmijë nga 57 shtete. Kështu deklaroi Fionnuala Ni Aolain, një eksperte e Kombeve të Bashkuara. Aolain tha se ata po jetojnë në “kushte çnjerëzore” në kampet Al-Hol dhe Roj, që drejtohen nga forcat kurde dhe iu bëri thirrje shteteve të bëjnë riatdhesimin e menjëhershëm të tyre. Sipas saj në kampe janë mbi 64.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Shumë prej tyre po përjetojnë një sërë shqetësimesh në lidhje me të drejtat e njeriut. Shtetet duhet të veprojnë në mënyrën e duhur”, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë, përmes video-lidhjes. “Në shprehim shqetësimin se kushtet në këto kampe mund të arrijnë pragun e torturave, trajtimit çnjerëzor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Ni Aolain.

Fionnuala Ni Aolain është Raportuese e Posaçme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër terrorizmit në zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ajo tha se thirrja e saj mbështetet edhe nga dhjetëra ekspertë tjerë të pavarur.
Zyrtarja e OKB-së tha se për këtë çështje u ka shkruar vendeve, përfshirë Australinë, Bangladeshin, Belgjikën, Britaninë, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Pakistanin, Rusinë, Zvicrën, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke u thirrur në shifrat nga qershori i vitit 2020, ajo tha se kampi Al Hol mban rreth 64,000 njerëz, nga të cilët më shumë se 80 për qind ishin gra dhe fëmijë. Rreth 48 për qind e personave në këtë kamp janë irakianë, 37 për qind janë sirianë dhe 15 për qind janë shtetas të vendeve të treta.

Gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria në prill të vitit 2019, fillimisht u vendosën në Qendrën për të Huajt në Vranidoll. Të huajt janë familje të xhihadistëve të grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS), i cili vuri nën kontroll pjesë të Irakut dhe Sirisë më 2014, por u mposht në vitin 2019. Banorët irakianë dhe sirianë të kampit u larguan nga luftimet e mëvonshme midis IS dhe forcave kurde.
Ajo tha se shtetet nuk duhet të përdorin pandeminë si arsyetim për të mos riatdhesuar shtetasit, duke shtuar se disa vende tashmë e kishin bërë këtë me sukses.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.