Kush po gënjen kë?! Arjoni e nxorri BLOF për gjyqin pasi publikoi fotot në shtrat, reagon Ana: Jam ndjerë e fyer… 0 27

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ana Lleshi ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Trotuar”, ku tregoi disa detaje të jetës së saj që nuk i dinim.

Ajo u shpreh shumë e fyer në lidhje me veprimin e Arjonit, ku theksoi se është në proces gjyqësor. Në lidhje me pyetjen se si do të reagonte nëse do të ndihej e ngacmuar seksualisht ajo tha se do të dilte e parrulla duke e treguar atë që mund t’i ndodhte.

“Unë jam ndjerë e fyer shumë keq, ashtu si çdo femër. Nëse do të ndodhte që të më ngacmonin seksualisht do të dilja me parulla se më ndodhi kjo gjë dhe pikë. Po të hedh unë gurin e parë do ta bënin dhe shumë pas meje. Unë jam në një proces gjyqësor dhe s’më lejohet fare të flas për këtë temë”, tha Ana.

Kujtojmë që para pak ditësh Arjoni tregoi që ndaj tij nuk po vijon asnjë process gjyqësor dhe ne s’po e kuptojmë cili ka të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri

Ish-banori i ‘Big Brother’ quan ‘XHANDARE’ Bora Zemanin dhe përplaset KEQ me Melisën, kjo e fundit reagon ashpër! 0 8

Një tjetër sherr është hapur së fundmi e këtë herë bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother”, Damiano Agalliun dhe konkurrenten e “Përputhen”, Melisën. Damiano ka postuar në Instastory disa statuse ku kritikonte Bora Zemanin për prezantimin dhe i bënte thirrje autores Olsa Muhameti t’i tërheqë veshin Melisës.

“Sjellja e Melisës është e patolerueshme kur i kthehet me mimika në fytyrë të tjerëve, në mënyrë tallëse. Olsa Muhameti tërhiqja çik veshin sepse aty bërtet duke thënë ‘Pse më shajnë mua vajzat’, ndërkohë mimikat dhe duart dhe ironitë në të shprehurit e saj është ajo që thotë Arjan Konomi ‘të neveritshme’. Një shprehje e bukur thotë mënyra sesi sillesh me të tjerët tregon për ty, edukatën dhe kulturën tënde”, shkruan Damiano.

Më tej ai shkruan se Melisa po bën si histerike kundrejt faktit që Mevlani i kushtoi këngë Ledianës.

-640-0-6006d3362871f.jpg

-640-0-6006d33661db5.jpg

-640-0-6006d33696f9d.jpg

-640-0-6006d336d8eee.jpg

d1-1.jpg

d2-1.jpg

Nuk vonoi as përgjigja e Melisës, e cila ia ktheu Damianos përmes disa postimeve në Instastory ku shkruan se ish-banori po kërkon vëmendje.

-640-0-6006d33711ff2.jpg

-640-0-6006d33745c5d.jpg

-640-0-6006d3376b6fd.jpg

-640-0-6006d337911f7.jpg

-640-0-6006d337b2926.jpg

Më vonë Damiano ka reaguar sërish duke u shprehur se nuk ka asgjë me Melisën, por e teproi me sjelljen e saj ndaj Ledianës.

-640-0-6006d337d5477.jpg