Kush kryeson listën e VIP-ave më të paguar në INSTAGRAM?! E mësoni tani, do të habiteni sa shumë fitojnë! 0 15

“Instagram Rich List”, quhet lista e më të pasurve të instagramit. Kjo listë përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood nga The Rock deri tek Beyonce. Listën e të pasurve në “Instagram”, vitin e kaluar e kryesonte Kylie Jenner, e cila këtë vit fiton rreth 986,000$ për një postim të sponsorizuar.

Megjithatë, ajo është rrëzuar nga froni, dhe numri një i momentit është “The Rock”, aktori Dwayne Johnson, i cili merr 1.015.000$ për postim.

Me rritjen e jashtëzakonshme në listën e ndjekësve në Instagram, The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n për të arritur në vendin e parë, nga pozicioni i gjashtë që ndodhej në vitin 2019.

 

Kylie Jenner është në pozicionin e dytë për vitin 2020. Ajo ka një një numër prej 181,500,000 ndjekësish dhe fiton 986,000 $ për postim.

Jenner pasohet nga futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në Instagram, me 224,800,000 ndjekës. Megjithatë, postimet e tij vlerësohen në 889,000 dollarë, duke ulur kështu renditjen e tij të përgjithshme në listë.

Në pozicionin e katërt dhe të pestë janë Kim Kardashian dhe Ariana Grande që paguhen 850,000 dollarë për postim secila.

Lojtari i cricket-it Virat Kohli dhe aktorja Priyanka Chopra janë të vetmit të famshëm indianë që arritën të hyjnë në Instagram Rich List 2020.

Justin Bieber gjithashtu u ngjit në renditje, duke arritur pozicionin e tetë nga i dhjeti ku ndodhej vitin e kaluar. Në vitin 2020, këngëtari kanadez kishte 139,300,000 ndjekës dhe fitonte 747,000 $ për postim. Ylli i ri i pop-it u raportua të kishte 115 milionë ndjekës në listën e vitit 2019.

Kjo është lista e Top 10 personazheve më të paguar në Instagram për vitin 2020.

1. Dwayne Johnson

2. Kylie Jenner

3. Christiano Ronaldo

4. Kim Kardashian

5. Ariana Grande

6. Selena Gomez

7. Beyoncé Knowles

 

8. Justin Bieber

9. Taylor Swift

10. Neymar Da Silva Santos Junior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fatma Methasani: Prindërit s’e besojnë akoma dot që jam bërë mami, shtatori më rikthen në… 0 6

Fatma Methasani është një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një vit ajo është i kushtuar rritjes së djalit të saj Noah duke munguar në ekran. Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot.

“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”- tregoi moderatorja

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.