Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës? E mbajti fjalën, moderatorja bëhet brune! 0 20

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja Luana Vjollca i bëri një pyetje serioze ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Apo kërkoi mendimin e tyre nëse i kishte marrë malli për një Luanë brune dhe nëse duhet të kthehej e tillë.

Moderatorja s’ka pritur më gjatë dhe vetëm disa orë pas kësaj pyetjeje, ka vendosur të ndryshojë look.

Sonte në emisionin “Shiko Kush Luan” do të shohim një Luanë brune (ngjyrë çokollatë).

Ajo vetë nga ndarë foto me look-un e ri në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanës?”

Ajo vetë duket se po e dashuron këtë look. Po ju ç’mendim keni?/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bora i kapi MAT! Ç’ndodhi mes Sindit dhe Atdheut? Shkelje syri dhe puthje, ja ç’humbëm! 0 4

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë s’kam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë.
Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njerëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.

Publikoi foton e organit gjenital të një femre, Dojna Mema flet për herë të parë: Dola kokrra e… 0 8

Rreth një vit më parë, Dojna Mema publikoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre që simbolizon origjinën e gjithë botës.

Prandaj, piktura mban edhe titullin “L’origine du monde” (Origjina e botës) dhe është realizuar në vitin 1866. Ajo ka zënë edhe një vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.

Por, shumë komentues të moderatores nuk e kanë pritur mirë publikimin e një imazhi të tillë. Shumica e ndjekësve janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëjë të tilla postime, sepse e trajtojnë si pornografi.

E ftuar dje në “Trotuar”, Dojna tha se për shkak të kësaj është ndeshur me komente nga më të paimagjinueshmet. Ajo zbuloi se edhe partneri i saj, Vlashent Sata, e kishte postuar të njëjtën foto, por reagimi kishte qenë krejtësisht ndryshe.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë.

Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale.

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës. Është bërë një tmerr i madh.

Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna.