Kush është njeriu i Ndraghetas që do të bëhej ministër i Edi Ramës… 0 44

Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë.

Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.’

Kjo është përshtypja që Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’ ka pasur për Shqipërinë. Biseda është përgjuar në datën 18 korrik, në kuadër të operacionit profili i ulët ku u vendosen 50 masa ndalimi prej të cilëve 35 në arrest me burg.

Të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës bisedojnë për investimet në Shqipëri, sa duhet paguar për të marrë tendera apo për leje ndërtimi, raporton Ora News.

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet dhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Madje të akuzuarit kanë qenë tepër të interesuar për Shqipërinë, çka duket në situatën e krijuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 në zbardhjen e bisedës në faqen 506 të regjistrimit.

Antonio Gallo thotë se në korrik e gusht në Shqipëri gjithçka është pezull, pasi po presin të emërojnë ministrat e rinj e duke iu drejtuar Luciano D’Alessandro (djalit të finacierit të Ercole D’Alessandro) e Saverio Brutto thotë se gjatë këtyre dy muajve duhet të mësojnë të gjithë artikujt, të formohen për të qenë autonomë.

Teksa flasin për kompani me 6500 punonjës në Malësi të Madhe dhe për prodhim të pantallonave Luciano D’Alessandro thotë se një person i tretë i ka thënë se Policia do të ndërrojë uniformat.

D’Alessandro: Nëse hyn Ministri ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Por duket se italianët nuk kanë pasur shumë besim te kontaktet shqiptare. Sipas dokumentit të Antimafias italiane ai thotë se duhet të ndjekin rrugët që të mos kuptohen nga shqiptari.

Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit, e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

D’Alessandro: Jo jo jo… po kujt shqiptari?

Më tej Ercole D’Alessandro thotë se më datë 12 do të shkoj në Shqipëri e më 13 do të kthehet.

D’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme e ka një sërë takimesh mes të cilëve dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapi një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë nje vend për të qëndruar…

Në një tjetër bisedë, biseda vazhdon dhe për sektorin shëndetësor, këtë rradhë në Shkodër ku Luciano D’Alessandro shprehet për kontakte të rëndësishme në sektorin sanitar, raporton Ora News.

Madje në përshtypjen e krijuar mes tyre, D’Alessandro shprehet se investimet në Shqipëri do të jenë të mëdha.

D’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra sa të bëhet qeveria do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…/syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.