Kurti pret në aeroport vaksinat e para të Kosovës dhe akuzon qeverinë e shkuar 0 18

“Masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që të parandalojnë numrin e infektimeve. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Qeveria jonë, që ju keni zgjedhur po punon ditë e natë dhe po bën të pamundurën që të sigurojë sa më shumë vaksina”, – ka deklaruar ai.

Kurti ka akuzuar qeverisjen e kaluar për keq-menaxhim të pandemisë dhe ngecje të procesit të vaksinimit, për të cilën ka thënë se “kanë humbur kohë të çmuar”. Ai ka shprehur falënderim ndaj SHBA-së dhe BE-së për kontigjentin e vaksinave “Astra Zeneca”, teksa ka thënë se Kosovës i duhet solidaritet nga të gjithë.

“Vendi ynë është i vogël edhe i varfër, andaj ka nevojë për solidaritet nga të gjithë, sidomos nga SHBA dhe BE, të cilët janë donatorët kryesorë të aleancës COVAX”, – tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.