Kurim me plazmën e të shëruarve/ Në Kosovë po trajtohen të sëmurët rëndë nga covid 0 27

Arben Beba 22 vjeçar i është drejtuar gjatës së enjtes Qendrës për Transfuzion të Gjakut, me qëllim që ta dhurojë plazmën konvaleshente.

Madje, ai tashmë e ka gjetur edhe pacienten tek e cila do të përdorët plazma, e cila është mjeke që bën trajtimin e pacientëve me virus.

Arbeni vlerëson se ndihma për mjekët është ndihmë për pacientët.

Zëvendësdrejtoresha e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, Hedije Mahmutaj tregon se deri tani 640 persona kanë dhuruar plazmën, megjithëkëtë vetëm 130 kanë pasur antitrupa të mjaftueshëm.

Ditëve të fundit shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale i janë drejtuar shoqërisë duke kërkuar plazmën konvaleshente për familjarët e tyre të infektuar me Covid 19.

Kjo ka bërë që edhe numri i qytetarëve që duan ta japin plazmën konvaleshente të rritet kohëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Treni doli nga shinat afër Kajros, të paktën tetë të vdekur 0 10

Nëntëdhjetë e shtatë njerëz u plagosën kur disa vagonë trenash dolën nga shinat në provincën Qalyubia të Egjiptit në veri të Kajros, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.

Më shumë se 50 ambulanca nxituan në vend dhe zhvendosën të plagosurit në tre spitale në provincë. Mediat lokale raportojë se të paktën tetë persona kanë vdekur.

Të paktën tetë vagonë trenash dolën nga shinat, tha zyra e guvernatorit të provincës në një deklaratë. Videot në mediat sociale treguan se vagonat u përmbysën dhe pasagjerët u arratisën përgjatë hekurudhës.

Mbi tre milionë persona të vdekur nga Covid në botë 0 10

Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto raportime vijnë një ditë pasi udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se bota po i afrohet “shkallës më të lartë të infektimit” deri më tani.

India, vend që po përballet me valën e dytë të infektimit, ka regjistruar më shumë se 230,000 të infektuar vetëm të shtunën.

Prej shpërthimit të pandemisë janë regjistruar gati 140 milionë të infektuar me këtë virus.

Shefi i OBSH-së ka thënë të premten se “shkalla e infektimit dhe vdekjeve është duke vazhduar me ritëm shqetësues”.

Ai ka shtuar se në rrafsh global “numri i rasteve të reja brenda javës gati është dyfishuar në dy muajt e fundit”. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili – vendet me më së shumti të infektuar – kanë regjistruar më shumë se 1 milion të vdekur secila, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.