Kufizimi pas orës 22:00, lista me dokumentet që iu duhen për t’u pajisur me leje në e-albania 0 27

Qeveria njoftoi se pas orës 22:00 nuk do të lejehen daljet dhe qarkullimi i njerëzve, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Sipas njoftimit, qytetarët që do të kenë nevojë për të dalë duhet që të pajisen me një leje të posaçme, që mund të merret vetëm nga portali qeveriatar e-albania.

Më poshtë kemi paraqitur të gjitha procedurat dhe dokumentet që iu nevojiten për të marrë lejen.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”, “Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës për fashën orare t22.00-06.00 me automjet ose në këmbë si dhe të aplikojnë për t’u pajisur me leje për qarkullim me automjet ose në këmbë vetëm për nevoja të domosdoshme si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari, etj.

“Leje për punë” vlen vetëm për fashën orare: 22.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë dhe fundjavën. 
– “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 deri në 06.00, vetëm për ata të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Kujdes! Në mungesë të email-it konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;
– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”
– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
– Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;
– Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;
– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë edhe fundjavën;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;
– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:

Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”;
– Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;
– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me automjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë /Newsbomb #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mesazhi i parë i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer që ekziston në botë! (Ja politikanët që përmend) 0 5

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin e rëndë Covid-19, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës, në Greqi. Ai ka lënë sot spitalin, ndërsa Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thekson se Janullatos do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Në mesazhin në “Facebook” të publikuar nga Kisha Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali
Falënderimet e tij të përzemërta
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.
Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.
Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.
Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.
Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.
Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
Tiranë, 23 nëntor 2020 //B.W

Sektori i vizave dhe pasaportave, ambasada e Gjermanisë tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë 0 4

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufizuar.

“Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”, sqaroi ambasada.

Po ashtu, Ambasada shprehet se këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesvee dhe të punonjësve.

“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse”, përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.//B.W