Ku u arratisën Sara, Ledri dhe Poema? Zbulohet e “fshehta” e familjes Vula 0 35

Sara Hoxha dhe Ledri Vula zbuluan ditën e sotme se po arratiseshin së bashku me të voglën e tyre, Poem Blu, drejt një vendi. Ata publikuan video nga avioni, por destinacionin nuk e bënë të ditur. Duke qenë se të gjthë jemi kuriozë të dimë çdo lëvizje të çiftit, është mësuar se ata janë nisur për një udhëtim drejt Dubait.

Thuhet se reperi do të xhirojë edhe një videoklip në vendin luksoz. Së bashku me familjen Vula, në Dubai po udhëton edhe ekipi i Ledrit, i cili do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.

Ledri Vula nuk ka sjellë ende ndonjë projekt muzikor për këtë vit. Për herë të fundit ai ka publikuar një këngë në dhjetor të vitit të shkuar, që mban titullin “Sot sot sot” dhe u kthye shumë shpejt në hit, si çdo këngë tjetër e artistit. Ndërkohë ende nuk dihet ndonjë detaj për këngën e re, që Ledri ka vendosur ta xhirojë në Dubai, ndaj ne po presim me padurim të mësojmë diçka më shumë në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 9

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al