Kryetari i Partisë Republikane thekson se… 0 48

Në takimin me shtabin elektoral të njësisë bashkiake Nr 1 në Tiranë, kryetari i Partisë Republikane theksoi se:
Edi Rama do bëjë çmos për ti manipuluar zgjedhjet. I ka vënë vetes një qëllim, që të jetë ai që kontrollon çdo gjë, dhe nuk ka asnjë lloj problemi, që pushtetin e tij ta vendosë mbi çdo gjë, dhe të përpiqet që nëpërmjet varfërisë, dhunës, përjashtimit, fyerjes, sharjes të kontrollojë shoqërinë dhe një pjesë ta bëjë të paaftë për të reaguar.

Opozita duhet të kuptojë që detyra e parë e saj është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të mendojë që kjo fushatë është si gjithë fushatat e tjera, sikur jemi në Amerikë, apo jemi në një demokraci normale, do të ketë një gabim jashtëzakonisht të madh që do të ndëshkojë shqiptarët. Prandaj kjo kërkon një vigjilencë të jashtëzakonshme dhe vendimmarrja nuk mund të mbetet thjesht tek lidershipi politik, në zyrat e PR-së apo të PD-së, por në uljen dhe konkretizimin e çdo marrëdhënie me çdo individ.

30 vjet ne kemi qenë sëbashku dhe vazhdojmë të jemi sëbashku. Kemi qenë në momente të vështira edhe në momente të qeverisjes, por ajo që na ka karakterizuar gjithë kohës, ka qenë një bashkëpunim për të maksimalizuar votën dhe njëkohësisht për të vlerësuar njerëzit më të mirë.

Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën, pavarësisht se cilën parti politike, ne t`i çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata të votojnë të lirë./albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: