Kryetari I Partisë Republikane në takimin me përfaqësues të Këshillit Politik të PR 0 10

Kryetari I Partisë Republikane në takimin me përfaqesues të Këshillit Politik të PR diskutoj me ta propozimete Partisë Republikane drejtuar Partisë Demokratike për mënyrën se si duhet të veprojë dhe regjistrohet ky kualicion opozites.
Ai tha se nisur nga kerkesat e Kodit dhe vlera qe duhet të krijoje opozita: Mendoj se: Kualicioni opozitar nuk është thjeshtë një përfshirje e partive politike dhe Partia Demokratike, por është një koalicion, ku qendra e këtij koalicioni është Partia Demokratike por të gjithë elementët e tjerë, partitë politike dhe individët që garojnë apo do të marrin pjesë në fushatë, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sidomos duke pasur në konsideratë faktin se kemi të bëjmë me një regjim të korruptuar, lidhur me krimin, korrupsionin, me një administratë politikisht tërësisht të kontrolluar dhe një tendëncë të vazhdueshme të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet.

Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta.

Momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral. Nisur mbi këtë ne kemi bërë propozimet tona pranë Partisë Demokratike.

Dua ta ritheksoj; Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetërs parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane.

Ky koalicion që do të nënshkruhet nesër për t`u përcjellë në KQZ për t`i dhënë autoritetin e drejtimit të opozitës partisë kryesore të koalicionit sic e kërkon ligji si element i parë, duhet të përfshijnë elementin e dytë, në mënyrë të plotë, sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor edhe në c`lloj principi ndërtohet ky koalicion.

Principi i parë, kriteri i parë është pesha elektorale e partive politike në nivel kombëtar dhe në qarqe, duke ju referuar zgjedhjeve të cilat padyshim tregojnë peshën dhe relevancën e cdo partie, në mënyrën se si ka kandiduar më vete gjatë gjithë këtyre viteve.

E dyta po ashtu mendoj është që duhet të respektojmë ato marrëveshje që kemi pasur më parë dhe partitë e koalicionit kanë pasur një marrëveshje në momentin që kur kanë dalë nga parlamenti.

E treta që është po ashtu shumë e rëndësishme në gjykimin tonë, është në mënyrë të padiskutueshme, që kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës partie politike i përkasin, sipas marrëveshjes që dorëzohet në KQZ, janë kandidatë të koalicionit. Pra nuk ka kandidatë të njërës parti, kandidatë të një partie tjetër e kështu me radhë, sepse kjo do të krijonte një lloj disintegrimi të fushtës elektorale.

E kam thënë dhe e përsëris që Edi Rama ka deformuar boshtin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe këtë nuk e ka bërë pa qëllim. Qëllimi i vetëm i Edi Ramës është pushteti dhe përdorimi i pushtetit për interesa korruptive dhe kriminale, por duhet të kuptojmë që këto interesa korruptive dhe kriminale janë futur shumë thellë në nivel qëndror dhe lokal, të administratës qëndrore dhe lokale dhe ndeshja me to nuk është e lehtë. Është një ndeshje e vështirë dhe e vetmja mënyrë për t`u ndeshur dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sukses në datën 25 prill, kam bindjen që është organizimi i punës në cdo qendër votimi, me të gjithë përfaqësuesit e partive politike të opozitës, për t`i identifikuar votuesit, për të bërë të mundur që ata të votojnë dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe po ashtu është që kandidatët e opozitës duhet të organizojnë strukturat elektorale jo vetëm me partinë politike që i përkasin, por në një koordinim të të gjitha vlerave njerëzore dhe politike të partive përkatëse të koalicionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 8

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.