Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ,takim në njësinë nr 11 0 57

Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij gjatë rakimit menstrukturat e PR në Laprak theksoj se:

25 Prilli është një datë e rëndësishme, sepse do të ndajë të mirën nga e keqja.

25 Prilli është i rëndësishëm, sepse do të na ribashkojë përsëri me pjesën e përparuar europiane, për t`a bërë Shqipërinë pjesë tëEuropës, dhe unë kam bindjen që me reforma të thella, me njëqeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4 vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar.

Kush mohon, nuk ndërton tha Mediu, dhe Edi Rama këtë bëri, vetëm mohoi.

Nga ana tjetër, Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit dhe ka arritur sot që të jetë vetëm ai, që nuk pyet as për PartinëSocialiste, as për qeveri, as për Parlament, as për gjyqësor.

Duke theksuar nevojën e bashkimit të së djathtës Mediu vlerësoj rolin dhe historinë e të djathtës.

Historia e ka vendosur të djathtën në anën e duhur, atje ku ka qenë interesi ynë kombëtar, dhe këtu duhet që Partia Demokratike, Partia Republikane dhe gjithë e djathta, t`i thërrasë kujtesës së vet historike.

Historia e së djathtës ka filluar që në kohën e komunizmit, me tëgjithë ata që u persekutuan nga sistemi komunist, me të gjithëata që u shpronësuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata qëbesuan në Zot në kohën e sistemit komunist, ata njerëz që me besimin në Zot, dinin të ndërtonin shpresë dhe besim tek njerëzit, u sakrifikuan me qindra klerikë.

Mediu shprehu kenaqësinë e angazhimit në PR të të rinjëve dukee vleresuar atë si detyrë qytetare dhe domosdoshmëri.

Duhet patjetër që të angazhoheni në politikë, ështëjashtëzakonisht e rëndësishme.

Politika është një marrëdhënie e domosdoshme në një shoqëri demokratike, për të vendosur dhe për të ndryshuar, dhe më mirëtë jemi aktorë sesa të bëhemi spektatorë të jetës sonë.

Kush nga ne do ta sodisë fatin e vet. Në qoftë se do ta sodisim do të jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. Në qotë se do të debatojmë me njëri-tjetrin, do të angazhohemi në politikë, atëherë padyshim që do të kemi mundësi të vendosim për fatin tonë dhe për fatin e familjeve tona, të njerëzve tanë dhe të shoqërisë shqiptare.

Prandaj unë jam i lumtur dhe e them me sinqeritet që shikoj Xhinon dhe shumë të rinj, të cilët bashkohen në rrugëtimin politik, për të bashkuar shqiptarët drejt Shqipërisë Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.