Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministri Edi Rama se po shkatërron çdo gjë të ndërtuar në këto 30 vite. 0 31

Në fjalën e tij, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të PR, Mediu bëri thirrje për bashkim të së djathtës, por sipas tij jo për të shërbyer si rehati për këdo politikan apo parti.

Sipas tij e djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme

“E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë Europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja”, tha Mediu.

Ai shpreh se i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores.

“Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 4

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Turqia teston me sukses motorin e parë hibrid për misionin hapësinor, planifikon ta dërgojë në Hënë në vitin 2023 0 4

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë hibrid që do të përdoret në Misionin Hënor, tha ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së vendit.

Ministri Mustafa Varank mori informacion në lidhje me sistemin në rrethin Şile të Stambollit.

Vendi planifikon të dërgojë anijen kozmike pa pilot për të bërë një ulje në Hënë në vitin 2023, në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.

Varank tha për AA se ata bënë dy ndezje të suksesshme, atë të Sistemit të Raketës Sondë (SORS) dhe atë të motorit hibrid të planifikuar për t’u përdorur në misionin hënor.

Duke nënvizuar se koha e synuar në testim ishte 50 sekonda, Varank tha: “Kjo ndezje 50-sekondëshe ka përfunduar me sukses. Që nga sot, mund të themi se provat e para të motorit që mund të përdoret në misionin hënor janë bërë me sukses”.

Ai theksoi se një mostër e motorit raketor do të lançohet nga provinca veriore Sinop në maj.