
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi, ka ngelur në shkallën e parë të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procesi i vetingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.
Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash ushtronte funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.
Sipas KPK, problemet me përvetësimin e tokës ku ka ndërtuar shtëpinë ka bërë që ai të mos kalojë dot vettingun.
Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi ka deklaruar pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015. Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh./NewsBomb